Uji Dea

Sekiraqa i lidhur me Ukë Rugovën dhe LDK-në

/ 1 minutë lexim

Shefqeti, i ati i Triumf Rizës, policit të vrarë në gusht 2007, tha për Klan Kosova se “Enver Sekiraqa ka qenë i lidhur me Ukë Rugovën dhe disa banda.

Ai thotë se Enver Sekiraqa u lirua nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e Ibrahim Rugovës. Sipas tij, Sekiraqa ka shkuar sa herë ka dashur në kryesi të LDK-së.

Uji Dea

“Kështu që vrasja ka ardhur prej LDK-së jo prej tjetërkujt”, ka thënë ai.

Enver Sekiraqa u dorëzua në EULEX dhe nuk dihet saktësisht se ku gjendet i burgosur.