Fundamenti

Sejdiu: Ulëset dhe Fondi për veriun rrezikojnë shtetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka alarmuar se shtimi i ulëseve në Kuvend për komunitetin serb e tejkalon Pakon e Ahtisaarit dhe krijon rrethana të reja politike në vend. Ai është i sigurt se edhe Fondi për veriun do të stimulojë qasje ndarjeje, pasi që banorët e asaj pjese do të mendojnë se u ndanë nga Kosova.

Fatmir Sejdiu, politikani që ka vënë i pari nënshkrimin mbi Deklaratën e Pavarësisë, konsideron se shteti i krijuar me 17 shkurt të vitit 2008, është duke kaluar nëpër një fazë tepër delikate, shkruan “Tribuna”.

Kur e thotë këtë, ai ka parasysh procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel mes kryeministrave e që po mbështetet nga presidentët e të dyja shteteve.

UBT

Ish-presidenti, Sejdiu e sheh me rrezik shtimin ulëseve në Kuvend dhe krijimin e Fondit të veçantë për veriun. Si njëra ashtu edhe tjetra, sipas tij do ta shkaktonin një Ahtisaari plus, i cili më pas do të shpinte në rrethana politike krejtësisht të reja. Edhe pse, personalisht ka qenë mbështetës i Pakos së Ahtisaarit, ai vazhdon ta ketë bindjen se ajo pako vështirë se do të kalonte sikur të hidhej në referendum gjithëpopullor.

Në një intervistë për “Tribunën”, të zhvilluar në vigjilje të pesëvjetorit të pavarësisë, Sejdiu ka folur jo vetëm për ngecjet dhe sfidat e shtetit, por edhe për mundësitë që ka pasur lidershipi qeverisës për t’i këputur damarët e krimit në veri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.