ARKATANA

Sejdiu mohon se do t’i bashkohet partisë së Limajt

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

(E plotesuar) – Kryetari i nderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet partisë e cila pritet të formohet nga ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj.

“Absolutisht jo, s’ka asgjë të vërtetë. As idenë më të vogël nuk e kam pse ka dalë kjo mëdyshje”, ka thënë Sejdiu.

Ndryshe, ish nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të formojë parti politike.

“Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë vetën pjesë të PDK-së. Pra, sot edhe publikisht dhe formalisht e them se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar gjatë një emisioni televiziv. /Telegrafi/

————————————————————

Fatmir Sejdiu i bashkohet partisë së Fatmir Limajt?

Uji Dea

Kryetari i Nderit të LDK’së, Fatmir Sejdiu ka gjasa t`i bashkohet subjektit që shumë shpejt pritet të themelohet nga Fatmir Limaj, i cili para pak ditësh u largua nga PDK.
Burime të Express kanë treguar se Sejdiu dhe Limaj kanë treguar afërsi ndërmjet tyre edhe në të kaluarën dhe tashmë kanë biseduar që ish -Presidenti të jetë njëri nga themeluesit e subjektit më të ri.

Për këtë nismë, Sejdiu dhe Limaj kanë marrë edhe përkrahjen e njerëzve të afërt të tyre.

“Limaj po dëshiron që të ketë sa më shumë njerëz të të gjitha profileve në partinë e tij”, ka thënë një zyrtar i afërt me bisedimet që po zhvillohen.

Express ka provuar të kontaktojë me Sejdiun dhe Limajn, por asnjëri s’është përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Aktualisht, Limaj është duke i bërë përgatitjet e fundit për themelimin e partisë së re, derisa Fatmir Sejdiu ka bërë përpjekje për të penguar kandidimin e Isa Mustafës si Kryeministër i LDK’së.

Fatmir Sejdiu në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LDK’së doli i vetëm kundër kandidaturës së Isa Mustafës për Kryeministër, derisa nismën e tij s’e kanë përkrahur as Naim Jerliu e Bahri Thaçi, i cili ka kërkuar rikthimin e Sejdiut në krye të LDK’së./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.