Fundamenti

Sejdiu: Fushata e Vetëvendosjes ndjell frikë, urrejtje dhe mosbesim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Opinionisti Dardan Sejdiu, sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se fushata e Vetëvendosjes ndjell frikë, urrejtje dhe mosbesim.

Ndërkaq, ai tha se te PDK-ja dhe LDK-ja shohim një fushatë e cila sipas tij, është te shpresa dhe te një program.

“Vetëvendosja është në kërkim të një armiku, në aspektin me kë të fërkohet, sepse Vetëvendosja është organizatë që fërkohet, nuk është organizatë e cila mund të shtrijë diçka politike pa fërkim me dikë dhe çka kanë bërë partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është që e kanë kuptuar që argumenti ose rruga me të cilët dëshiron të ecë përpara z.Kurti në fushatë është fërkimi, të përlahet”.

GRANDEMALL

“Dhe tash çka ndodh, e shohim tek fushata e Vetëvendosjes ndjell frikë, ndjell urrejtje, ndjell mosbesim, do të thotë çdokush që mendon ndryshe është diçka katastrofë, tmerr, keq “mos me qenë ne, ditë të zeza po vijnë”.

“Përderisa tek PDK-ja dhe LDK-ja shohim një fushatë e cila është te shpresa, te një program, i mirë i keq, një program. Është një kapacitet elektoral i cili është pozitiv, që flet për të ardhmen, qysh me ndërtu të ardhmen. Përderisa z.Hamza flet si mund të bëhet Kosova më mirë, z.Abdixhiku tregon për projektet që e bëjnë Kosoën, mundohen të tregojnë se si bëhet Kosova më mirë”.

“Pra, mendoj se këtu i kemi dy fushata, një është frikë, urrejtje, mosbesim që është nënshtrati i populizmit, mbi të e ndërton ti këtë farë lloji të diskursit dhe e dyta është kisha me thënë e kundërta, pra është njëfar besimi, njëfarë ideje për të ardhmen, njëfarë dashnie”, u shpreh tutje Sejdiu./Klankosova.tv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.