Sejdiu, brezi i ynë ishte me fat
”17 Shkurti i vitit 2008 është data më e rëndësishme për historinë e vendit tonë të dashur Kosovës.Këtë ditë e sollën shumë breza që u shkrinë dhe sakrifikuan veten e tyre në luftën e gjatë për Liri dhe Pavarësi. Brezi ynë pati fatin historik të përmbyllë këtë aspiratë, ka thënë ish Presidenti Fatmir Sejdiu.
Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka vendosur që nëpërmjet rrjetit social të Facebook, ta kujtojë ditën kur ai i pari e ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Duke i bashkëngjitur një foto, ai ka dhënë edhe një urim për qytetarët e Kosovës.
” Kaluan 6 vite nga kjo ngjarje e rëndësishme. I duam shumë procese me ritme më të shpejta për zhvillimin e atdheut tonë. E duam Kosovën që nxiton me kualitet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të vet. E duam Kosovën që shkurton rrugën drejt integrimeve të rëndësishme euro-atlantike. E duam Kosovën me shumë miq. E duam Kosovën pa të këqijat që mund ta kërcënojnë jetën e saj të njomë si shtet.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë”, ka shkruar ish Presidenti Fatmir Sejdiu.


