Uji Dea

Seferi pret fitore ndaj Perdomos

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Boksieri shqiptar i kategorisë kruzer, Nuri Seferi, është optimist se do të ngadhënjejë sot në përballje me venezuelanin Gusmyr Perdomo. Dueli mes Seferit e Perdomos do të zhvillohet në Berlin në dhjetë raunde.

“Kam kaluar disa javë stërvitje shumë intensive në Hamburg e Munih me trajnerët Oktay Urkal e Alfred Segerer dhe jam maksimalisht i përgatitur për sfidën e radhës. Jam i lumtur që meçi im sërish do të transmetohet drejtpërdrejt në Eurosport, ku do të kenë mundësi të më shohin shqiptarët anembanë botës. Unë jam optimist se do të shënoj fitoren e radhës”, ka thënë Seferi, përcjell “Albanianboxing.com” të enjten.

Uji Dea

Seferi 37-vjeçar në ringun profesionist ka 34 fitore (20 KO) e gjashtë humbje. Kundërshtari i tij Perdomo ka 21 fitore (14 KO) e tri humbje. Ai më herët kishte luftuar për titull të botës.