RCCOLA

Seferi nuk heq dorë nga titulli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pas fitores së 11 prillit, kur e mposhti rivalin nga Venezuela Gusmyr Perdomo, boksieri shqiptar Nuri Seferi duket edhe më i vendosur për ta rikthyer në pronësinë e tij titullin e kampionit të Evropës në WBO. Në rrugën drejt këtij qëllimi, Seferi do të ballafaqohet me hungarezin Tamas Lodi, i cili aktualisht është kampion evropian në këtë version.

Meçi do të zhvillohet më 16 maj në Hamburg, ku Seferi pritet të ketë përkrahjen e madhe të publikut. Për 36-vjeçarin nga Gostivari, por me nënshtetësi zvicerani, ky do të jetë meçi i 42-të në karrierën e tij si profesionit, ndërsa nga 41 luftërat e deritashme i ka fituar 35 prej tyre.

UBT

I njohur me nofkën “Tajsoni Shqiptar”, Seferi titullin e WBO të Evropës e pati fituar në vitin 2010, ndërsa më vonë e pati mbrojtur edhe tri herë.