UBT

Seanca e përbashkët, Konjufca: Dëshmon unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe e Kuvendit të Shqipërisë nisi me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnit Kombëtar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se kjo është seanca e parë e përbashkët që po mbahet në Prishtinë.

“Jemi mbledhur për ta dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike të sigurisë që e shoqërojnë rajonin e kontinentin tonë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Mobi Casa

Konjufca tha tutje se Republika e Kosovës po e mbyll këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elemente që kanë lidhje me Serbinë e që po e synojnë destabilizmin e brendshëm të Kosovës, me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride.

Sipas tij, sulmi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe si një rend ligjor e demokratik.