FIDANISHTJA

Sead Nasufoviq nga Sanxhaku u rizgjodh kryetar suprem i Bashkësisë Islame të Serbisë (Rijasetit), ndërsa për zëvendës Nexhmedin Saqipi nga Lugina e Preshevës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në seancën e Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë (Rijaseti), të mbajtur të dielen e 12 dhjetorit në Beograd, ish-reis-l-ulema, akademiku Sead Nasufoviq, u rizgjodh kryetar suprem i Bashkësisë Islame të Serbisë, ndërsa për zëvendës të tij u zgjodh ish-myftiu Nexhmedin Saqipi nga Lugina e Preshevës, njofton uebfaqja e Riyaset-it Bashkësisë Islame të Serbisë.

Pas kësaj rizgjedhje, Sead Nasufoviq do të fillojë mandatin e dytë si reis-l-ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë.
Siç thuhet, kryetari i Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhamed Jusufspahiq, në një bisedë telefonike e ka uruar Nasufoviq për zgjedhjen e tij reis-l-ulema, i ka uruar fat dhe suksese dhe i ka thënë që të vazhdojë të punojë në përmbushjen e detyrat që ka pasur në mandatin e tij të parë, të cilat nuk janë kryer, ndër të tjera për shkak të pandemisë Covid-19, dhe mbi të gjitha, planet për përmirësimin e institucioneve të Bashkësisë Islame të Serbisë si dhe punën në dobi të të gjithë myslimanëve në Serbi, njofton Beta, transmeton Jetapress.

Eco Higjiena

Sipas burimeve të Jetapress, në kuvendin zgjedhor të Rijasetit, morën pjesë 15 delegatë nga Lugina e Preshevës, në mesin e të cilëve kishte 7 imamë xhamish e profesorë shkollash, në mesin e tyre ishte edhe imami i Xhenet Xhamisë nga bashkësia rome në Bujanoc.

Vlen të ceket se Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi është institucioni më i lartë në shkallë republike, i cili përbëhet nga Meshiati i Beogradit dhe Novisadit, Meshiati i Sanxhakut dhe ai i Luginës së Preshevës, në përbërje të të cilave kanë nga 15 delegatë, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.