Fundamenti

Së shpejti ri funksionalizohet ujësjellësi në Skifteraj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Institucionet komunale, respektivisht kryetari i komunës Sokol Haliti së bashku me këshillin e fshatit Skifteraj, kanë arritur një marrëveshje me kompaninë energjetike KEDS dhe kompaninë rajonale Hidromorava që të funksionalizohet rrjeti i ujësjellësit në fshatin Skifteraj të Vitisë.

Pikërisht për këtë problem, është takuar këshilli i fshatit me kryetarin Haliti i cili ka konfirmuar garancat që ka dhënë se duhet sa më parë të fillojë furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e këtij fshati. “Të gjithë duhet dhënë kontributin që familjet e fshatit Skifteraj të mos e ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm. Ky është edhe premtim i imi dhe dua që të konkretizoj në mënyrën më të mirë të mundshëm, andaj shpresojmë që do të vazhdojmë me realizim të zotimeve tona edhe nëpër lokalitetet tjera”, u shpreh Haliti.

Uji Dea

Në këtë takim me përfaqësuesit e këshillit të fshatit, u vendos që të zhvillohet edhe një takim i kryetarit dhe kopanisë Hidromorava me banorët e fshatit Skifteraj. Ndërkohë, siç bëri të ditur përgjegjësi i kompanisë Hidromorava Njësia në Viti Kemur Mustafa, së shpejti do të filloj edhe vendosja e orëmatësve të ujit si dhe regjistrimi I konsumatorëve të cilët kyçen në rrjetin e ujësjellësit.

Ai njoftoi se këto punime mund të zgjasin rreth 1 muaj dhe pastaj të filloj së furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm./rajonipress/