Eko Higjiena

Së shpejti libri për fëmijë “Macja Arta”, e autorit Arben Kurteshi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Arben Kurteshi ka bërë një emër të njohur në krijimtarinë e tij artistike tashmë i njohur si poet e krijues i shumë mërgimtarëve dhe të tjerëve që me kënaqësi lexojnë poezitë dhe tregimet e tij. Së fundit Arben Kurteshi është përkujdesur më shumë për dëshirat dhe zemrat e shumë fëmijëve, duke ofruar para lexuesve librin e titulluar “Macja Arta”.

Arben Kurteshi tashmë e ka sprovuar vetën në poezi e tregime për të rritur dhe fëmijë dhe është treguar i suksesshëm, meqë ka numër të madh të adhuruesve anekënd trojeve shqiptare, ndërsa më shumë pëlqehet në Shqipëri, Kosovë e kudo që ndodhen shqiptarët.

Kurteshi ka bërë një punë brilante në fushën e krijimtarisë poetike, letrare e artistike, duke u treguar një misionar dhe vizionar për të ardhmen.

Poezitë e Arben Kurteshit ashtu sikurse mesazhet e tij vazhdojnë të prekin zemrat e shumë mërgimtarëve, vazhdojnë ta ngacmojnë ndjenjën e çiltër, e të pastër të shumë krijuesve anembanë trojeve shqiptare.

Arben Kurteshi vazhdon të ofroj poezi brilante dhe vazhdon të jetë poet i madh. Kurteshi mbetet vlera më e ëmbël e krijuesve mërgimtar sepse ai eci vetëm, pa ndihmën e askujt..por mbrapa e kishte lexuesin e vëmendshëm, e të dashur që e ndoqi kudo që ishte.

Mobi Casa

Tani, Arben Kurteshi duke dashur e respektuar fëmijët ka zgjedhur që pikërisht atyre në këtë fillim vit tua dhurojë një libër që e ka titulluar “Macja Arta”.

Libri për fëmijë është një trilogji “MACJA ARTA” e cila ofron një botë unike ku realiteti përzihet me magjinë, me karaktere të fuqishme dhe aventura dinamike që pasqyrojnë betejën mes zgjuarsisë dhe dinakërisë.

Lexuesi mëson mësime mbi guximin, drejtësinë dhe rëndësinë e ndihmës, ndërsa shijon një rrëfim plot mistere dhe imagjinatës.

Nga këta tregime mëson se zgjuarsia dhe guximi gjithmonë fitojnë thuhet në parathënien e librit që pritet të dal së shpejti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.