PDK: Jakup Mehmeti do të mbetet përherë personalitet i respektuar i qytetit
Gjilan – Prof. Jakupi do të mbetet përherë personalitet i respektuar i qytetit, sepse gatishmëria e tij për kontribut në të mirë të arsimit, të nxënësve ndër gjenerata, e menaxhimit të institucionit arsimor, bëhej me vullnet e finesë të rrallë thuhet në telegramin e ngushëllimit të PDK-së.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi
Me pikëllim pranuam lajmin për ndarje nga jeta të profesor Jakup Mehmeti.
Prof. Jakupi do të mbetet përherë personalitet i respektuar i qytetit, sepse gatishmëria e tij për kontribut në të mirë të arsimit, të nxënësve ndër gjenerata, e menaxhimit të institucionit arsimor, bëhej me vullnet e finesë të rrallë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve!
U prehsh në paqe profesor!