FITORJA

Së shpejti asfaltohen rrugët Pozheran-Sllatinë e Epërme dhe Goshicë-Vërban-Sadovinë e Jerlive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në kuadër të realizimit të projekteve për rregullimin e infrastrukturës rrugore nëpër lokalitete, sot kanë nisur punimet e rrugës në Pozheran, përkatësisht lagjja Korrani që lidhet me fshatin Sllatinë e Epërme.

Kjo rrugë pos që do të shkurtoj qarkullimin e banorëve, do të ndihmoj edhe fermerët e këtyre fshatrave që të kenë qasje edhe më të lehtë në tokat e tyre bujqësore.

Gjithashtu, punimet kanë filluar edhe në rrugën që lidh fshatrat Goshicë, Vërban e Sadovinë të Jerlive.

FITORJA

Për të parë punimet nga afër, këto projekte i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash tha se nevoja për asfaltimin e këtyre rrugëve ishte e kamotshme, por megjithatë kemi shkuar sipas radhës dhe fatmirësisht sot po fillojmë t`i realizojmë edhe këto dy projekte të asfaltimit.

“Nuk janë vetëm këto rrugë. Ne jemi duke punuar edhe së shpejti do të rregullohen edhe rrugë të tjera të cilat gjithashtu edhe do të asfaltohen siç është ajo që ligj lagjen Llulleci të Sllatinës me lagjen Rexhepi të Ramjanit. Është duke u punuar edhe në rrugën e Kravaricës që lidh fshatrat Tërpezë, Zhiti e Ramjan si dhe shumë të tjera që do të mundësojnë edhe qasje më të lehtë të qarkullimit, po ashtu edhe në tokat bujqësore dhe kështu rritë vlerën e tyre. Ndërkohë në Goshicë, do të bëhet rivitalizimi dhe zgjerimi i rrugës në lagjen e Muhaxherëve. Gjithashtu, u inspektuan punimet edhe në rregullimin e rrugës bujqësore në Goshicë” ka thënë Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.