Uji Dea

S’bënë asgjë për Ukshin Hotin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Myrvete Hoti-Kasumi, motra e Ukshin Hotit është shprehur e zhgënjyer me institucionet vendore e ndërkombëtare, të cilat nuk kanë bërë asgjë për ta ndriçuar fatin e Ukshin Hotit.

Ajo ka treguar se deri më tani nuk ka lënë derë pa trokitur për të mësuar diçka për Hotin. “Me vetë faktin se u bënë 14 vjet dhe Ukshini konsiderohet ende i zhdukur, kjo tregon më së miri se sa është punuar për çështjen e tij nga institucionet e shtetit të Kosovës. Që nga viti 1999 e deri më tani kam qenë e kyçur në këtë punë, duke kërkuar ndihmë për çështjen e vëllait tim, Ukshinit, mirëpo kërkesa ime ka hasur gjithmonë në vesh të shurdhër”, ka thënë Hoti-Kasumi në një intervistë për “Epokën e re”.

Ajo i ka bërë thirrje edhe një herë faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar ta ndriçojnë fatin e Hotit. “Boll më! Mendoj se është koha e fundit të ndriçohet fati i Ukshin Hotit”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Hoti-Kasumi ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur ta kushtëzojë procesin e dialogut me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, në veçanti me çështjen e Ukshin Hotit. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi nga Serbia për fatin e Hotit.“

Sikur të kishte interesim institucionet e vendit, edhe ndërkombëtarët, do të punonin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit. Ndërkombëtarët nuk dëshirojnë t’i prishin raportet me Serbinë. Pse ta bëjnë një gjë të tillë ndërkombëtarët kur shteti i Kosovës nuk është duke e bërë. Kosova duhet t’i kërkojë përgjegjësi Serbisë për fatin e të zhdukurve”, është shprehur ajo. Motra e Ukshinit nuk shpreson se nisma e EULEX-it për hetim të masakrës së Burgut të Dubravës do të rezultojë me sukses. /Indeksonline/