Fundamenti

Sava Stanojeviq dënohet me 8 muaj burg për ryshfet

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan , Departamenti për Krime të Rënda që është udhëhequr nga gjykatësi Hasan Sadiku sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka dënuar Sava Stanojeviqin me 8 (tetë) muaj burg.

I akuzuari Sava Stanojeviq shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 23.08.2013, rreth orës 12.00 minuta, në cilësinë e personit zyrtar, si asistent i administratës pranë Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, ka kërkuar përfitim material për vete, në mënyrë që të ushtroj ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, kështu që nga i dëmtuari F. D. shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, ka kërkuar shumën prej 500 euro, me qëllim të kalimit-dhënies së kundërligjshme të testit me shkrim dhe vozitjes për patentë shofer pranë Qendrës së Patentë Shoferit në Gjilan.

Në ditën kritike i akuzuari Stanojeviq gjersa po pinte kafe me të dëmtuarin, F. D., nga i njëjti kërkon dhe merr shumë prej 500 euro dhe pasi i numëron i fut në xhep, duke i premtuar të dëmtuarit kryerjen e testit me shkrim dhe atë të vozitjes dhe kështu kryen një veprim në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare .

Fundamenti

Në dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muaj burg, ka për t’iu llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak prej datës 22.08.2013 deri më 20.09.2013.

Ndaj të akuzuarit shqiptohet edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike dhe shërbimet publike në kohëzgjatje prej 1 (një) viti pas mbajtjes së dënimit në burg./rajonipress/