UBT

Saqipi, Tërnavës: Kibla e shqiptarëve është Tirana e jo Sarajeva!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Inaugurimi i Myftiut të Meshihatit të Serbisë në Novi Pazar, në të cilin solemnitet merrte pjesë edhe Myftiu Naim Tërnava nga Kosova, nxiti reagimin e Nexhmedin Saqipit, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Saqipi e porositë Tërnavën që të kthehet nga Tirana, të bashkëpunojë me Bashkësitë Islame Shqiptare, në mënyrë që të krijojë një Union të bashkësive shqiptare, e jo të veprojë të kundërtën duke i përçarë në shumë organizime fetare.

ARKATANA

“Ne e kuptojmë se Tërnava Bashkësinë Islame të Kosovës e ka bërë pa identitet dhe dinjitet dhe se çdo ditë po e humb kontrollin ndaj saj. Po ia bëj me dije Tërnavës se Kibla e shqiptarëve është Tirana e jo nga Sarajeva”, ka thënë ai.

“As Dudiqi e as Zurkoliqi nuk ia zgjedhin problemet dhe përgjegjësitë që ai vetë i ka krijuar. Po ia kujtojmë Tërnavës se në vitin 1992, ishin po këta njerëz të cilët për herë të parë e ndanë Bashkësinë Islame të Sanxhakut nga Kosova, si dhe ish Reisi Ceriq ai i cili me puç arriti ta dëbojë përfaqësuesin e shqiptarëve, Jakup ef. Selimovski, nga Qendra e Riasetit e cila ishte në Sarajeve. Po shihet qartë se në çfarë pozite e ka sjell BIK-un Tërnava, i cili po kërkon ndihmë që të legjitimohet nga Duduqi dhe pioni i Ceriqit, ndërsa me shqiptarë as që po i intereson të shtrijë dorën e pajtimit. Ky është mentaliteti i mendësisë mubarakiane”, thuhet mes tjerash në reagimin e Saqipit. /Jehona Islame/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.