FIDANISHTJA

Samuel Zhbogar për ​ngërçin politik: Jepni fund më

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Përfaqësuesi Special i BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar, u thotë partive që t’i japin fund ngërçit politik dhe që të ofrojnë zgjidhje në seancën e së enjtes. Përfaqësuesi Special i BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar ka thënë sot në Prizren se partitë politike kosovare duhet t’i japin fund ngërçit politik dhe në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, që është caktuar për të enjten, të ofrohen zgjidhje.

Ai tha se zgjedhjet e fundit kanë qenë demokratike, ku populli ka dhënë votën e tij dhe tani është koha që politikanët të reflektojnë lidhur me krijimin e institucioneve të reja.

Për dorëheqjen e gjyqtarit amerikan, Robert Carolan, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Zbogar tha se ai është informuar për këtë vendim të këtij gjykatësi, i cili, sipas tij, një gjë të tillë e ka bërë për shkaqe personale.

Uji Dea

Ai shprehu besimin se do të ndiqen të gjitha procedurat e mëtejmë ligjore për zëvendësimin e Carolan.

Përfaqësuesi Special i BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar, këto deklarata i bëri sot pas takimit që pati me pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët ia shprehen atij shqetësimet e tyre lidhur me degradimin e Qendrës Historike të Prizrenit. / RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.