Samiti i Vjenës afirmon shtetin e Kosovës
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare e kanë vlerësuar shumë pozitiv pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Vjenës, i cili do të mbahet këtë javë.
Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Ibrahim Gashi dhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, kanë thënë se pjesëmarrja e Kosovës nëpër forume të tilla e afirmon shtetësinë e Kosovës si faktor stabiliteti rajonal.
Ata kanë thënë se ky samit është rast i mirë që shtetet t’i prezantojnë edhe shqetësimet që kanë për ekonominë dhe sigurinë e tyre. /Epoka e re


