FIDANISHTJA

“Saliu me karrocë”, e çon regjisorin kosovar në garë ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sali Saliu nga fshati Hajvali i Prishtinës, thotë se i ka 50 vjet, por nuk e di se në cilën datë ka lindur. Ai ka dëshirë të punojë, por nuk po mund të gjejë asnjë vend të lirë, sepse siç shprehet “Me t’njofshëm po shkon aty”. Ai detyrohet çdo mëngjes të shkojë në këmbë në Prishtinë, për të punuar me karrocë. Thotë se nëse nuk e bën këtë punë, nuk ka çfarë me ngrënë.

Kjo është jeta e përditshme e Saliut, të cilën e rrëfen në dokumentarin e shkurtër të regjisorit Visar Sopjani. Me këtë rrëfim, Sopjani ka konkurruar në një garë e cila atij mund t’i sjellë përfitime si regjisor i ri. Bëhet fjalë për një garë në rrjetin social ‘Facebook’, të organizuar nga “My First Job In Film”.

Sopjani u ka bërë thirrje të gjithë dashamirësve që të klikojnë në këtë faqe për të votuar dokumentarin e tij.

Uji Dea

Votimet do të zgjasin deri më 30 qershor. “Dokumentarin e kam gjiruar në Kosovë, si projekti final i Masterit që e kam mbaruar në nëntor 2012 në Filmmaking (Master of Arts). Xhirimet janë bërë në Hajvali dhe në Prishtinë. Fokusi i dokumentarit është që t’i mëson dhe lajmëron shikuesit për një stil ekstrem të jetës të një personi në Kosovë.

Për më tepër se si ky stil jete sjell mungesë të gjërave materiale në jetë dhe si mungesa e këtyre sendeve vetëm përforcon përcjelljen e vlerave familjare të një babai deri te fëmijët e tij. Dokumentari e ka një stil narrativ. Ndodhjet e ditëpërditshme shpjegohen nga Saliu dhe përkrahen me imazhe të pasura me aktivitet”, ka thënë Sopjani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.