GRANDEMALL

Salihu: Raporti i gjysmë vitit, reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë e Komunës së Gjilanit, ka publikuar raportin gjashtëmujor të punës së këtij viti (1 janar deri më 30 qershor). Edhe në këtë sektorë po vazhdon përmirësimi i procesit të ofrimit të shërbimeve. “Gjatë gjysmës së parë të këtij viti kemi pranuar dhe trajtuar me efikasitet një numër të madh të lëndëve dhe kërkesave me rëndësi për qytetarët dhe institucionet”, tha Bekim Salihu, drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.

Ai tregoi edhe për numrin e lëndëve të pranuara sipas sektorëve nga 1 janari deri më 30 qershor.
Në gjeodezi janë pranuar 2 mijë e 720 lëndë, ku 99.8% janë të përfunduara.
Kadastër ishin 1 mijë e 866 lëndë dhe janë kryer 97.6%.

Në sektorin e pronës ishin 410 lëndë, ku janë përfunduar të gjitha apo 100%.
“Janë skanuar dhe digjitalizuar rreth 270 mijë dokumente arkivore kadastrale, duke rritur efikasitetin dhe sigurinë e të dhënave”, tha Bekim Salihu.

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, tregon edhe për numrin e certifikatave të lëshuara.
Ku janë lëshuar 5 mijë e 528 certifikata të pronës, 343 certifikata të gjendjes ekonomike dhe 225 certifikata që dëshmojnë se nuk posedojnë pronë.

FITORJA

Më tej drejtori Bekim Salihu, tha se të hyrat financiare për këtë periudhë kapin vlerën prej 91 mijë e 565 euro.

Sipas tij po ashtu, janë përgatitur dhe miratuar nga Qeveria e Kosovës, vendime të rëndësishme për shpronësime, që përfshijnë: projekte komunitare në Dobërçan, ndërtimin e “Çerdhes së Fëmijëve” – INTEGJ, unazën e jashtme të qytetit të Gjilanit, rrugët dhe pronat në Livoq të Epërm/Ulët dhe ZK Velekincë dhe projektin “Qarkorja e vjetër e qytetit”.

“Ky raport reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit. Do të vazhdojmë me transparencë dhe efikasitet në shërbim të komunitetit”, tha Salihu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.