ARKATANA

Sali Musliu, fitues i Çmimit Blerës të “Peneli i Flakës”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sali Musliu, piktor gjilanas që jeton e vepron në Gjermani, është fitues i Çmimit Blerës të “Peneli i Flakës së Janarit 2018”, ngjarje kulturore në të cilën është hapur edhe ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur deri në përfundim të Manifestimit “Flaka e Janarit 2018”.

Në këtë edicion, sipas organizatorëve ka pasur prurje të shumta, mbi 60 sosh, por që në pamundësi që të ekspozohen të gjitha, një pjesë e tyre nuk kanë mundur të jenë pjesë e kësaj ekspozite.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar artistët pjesëmarrës e komisionin dhe ka shtuar se kjo është ndër shtyllat kryesore të “Flakës…”, që në Gjilan zhvillohet tash e 27 vite. Ai ka rikujtuar kohët kur kjo ngjarje mbahej në galeri alternative e në restorante, që ishin shndërruar në hapësira për ekspozim. Ai ka uruar fituesit dhe i ka ftuar gjilanasit që t’a vizitojnë ekspozitën, kurse ka paralajmëruar se prioritet i tiji në të ardhmen do të jetë bërja e Gjilanit me një galeri të mirëfilltë të arteve në një objekt krejt tjetër.

ARKATANA

“Ka ardhur koha për të gjetur rrugën, objektin apo edhe që të ndërtohet një galeri e re. Ju siguroj se gjatë këtij viti do të punoj për këtë qëllim”, ka thënë Lutfi Haziri, duke shtuar se galeria do të jetë institucion publik, por do të udhëhiqet nga Shoqata e Artistëve Figurativ dhe do të jetë në menaxhim të tyre dhe për ta e ata do të bëjnë kalendarin e plotë të ekspozitave për 12 muajt e vitit.

Ndër fitues të sivjetmë, të përzgjedhur nga Juria Profesionale, Rasim Vllasaliu, Ragip Ramadani dhe Sabri Shaqiri janë Luan Shahiqi, Shefqet Abrazhda dhe Avni Behluli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.