Safet Gerxhaliu rizgjedhet kryetar i OEK-ut

Prishtinë – Safet Gerxhaliu është ri zgjedhur kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës. Këtë funksion ai do ta ushtrojë për katër vjetët e ardhshme. Ai ishte i vetmi kandidat për këtë post.
Votimi ishte i hapur me ç’rast Gerxhaliu mori edhe një mandat 4 vjeçar për ta udhëhequr OEK-un.
Gerxhaliu pohoi se nuk kanë arsye që të jenë të vetëkënaqur me atë që kanë bërë deri tani, pasi që sfidat në sektorin e ekonomisë janë të mëdha.
Ai tha se edhe në këtë mandat do të punojë për interesat e komunitetit të biznesit.