Rekordi financiar: Bankat i fituan 182 milionë euro në 2024

Viti 2024 ka shënuar fitimin më të madh ndonjëherë nga bankat që operojnë në Kosovë.
Ndër faktorët që kanë ndikuar më së shumti po thuhet se është rritja e shërbimeve nga këto institucione financiare, transmeton klankosova.
Fitimi gradual i sektorit bankar, kulmoi gjatë 2024. Në bazë të dhënave të Bankes qendrore të Kosovës, 11 institucionet bankare që operojnë në Kosovë, arriten vlerën e profitit prej 182 milionë euro neto, si shuma më e lartë e prekur ndonjëherë.
Ish anëtari i Bordit të BQK-së Mejdi Bektashi, thotë se në këtë ndikoi rritja e sherbimeve nga bankat të cilat duhet të kenë një monitorim të rreptë.
“Mirëmbajtja e llogarive transaksionet e ndryshme, trasnferet e ndryshme ku bankat komerciale duhet të kontrollohen”, thotë ai.
Gjysme e benefiteve viojnë nga kamatat, e gjysma nga sherbimet e tjera, teksa sipas Bektashit dorë në këtë pati dhe numri i madh i kredive kosnumuese, shkak sipas tij i zhvillimit të mangët ekonomik.
“Ruajtje së parave nga ana e qeverisë, të cilat nuk janë në qarkullim dhe automatikisht krijon një kërkesë artificiale për shkak të mos rritjes së pagave në sektorin publik dhe atë privat”, thotë ai.