Deputetja e LDK-së: Pushteti i Albin Kurtit, për çdo ditë gënjen për heqje të varfërisë
Kosova, pas Ukrainës, vendi më i varfër në botë, sipas një raporti të fundit ndërkombëtar.
Ne që informohemi nga burime të ndryshme, se ky pushtet i Albin Kurtit, për çdo ditë gënjen për heqje të varfërisë, rritje të punësimit, rritje të zhvillimit ekonomik, e ka bërë stil të qeverisjes, vetëm propagandën ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.
Jo rastësisht jemi vendi më i varfër pas Ukrainës, sepse atje bëhet luftë për kohë të gjatë, ndërsa për Kosovën, propagandohet nga ky kryeministër, vetëm lufta e konflikti.
Prandaj nuk vijnë investitorët e huaj. Prandaj, jemi më së afërti për varfëri, vetëm me Ukrainën në gjendje lufte.
E tmerrshme!