Eko Higjiena

Sadikut s’i pritet që ta veshë fanellën e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Loret Sadiku është duke e pritur me padurim që ta veshë fanellën e përfaqësueses së Kosovës. Ai ka thënë se kjo është diçka e madhe për të. Por, mbrojtësi i Helsingborgut ka paralajmëruar se pas ndeshjes me Haitit do të vazhdoj të luajë për Kombëtaren shqiptare.

Loret Sadiku ka bërë çmos që të ta përfaqësoj Kosovën në ndeshjen e parë historike, kundër Haiti, e cila do të zhvillohet me 5 mars në Mitrovicë.

Mbrojtësi i Helsingborgut ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) që mos ta grumbulloj në ndeshjen ndaj Maltës, pasi dëshiron ta realizoj ëndrrën- ta veshë fanellën e Kosovës.

“Kjo është diçka e madhe. Kjo është ndeshja e parë e zyrtare dhe do të thotë jashtëzakonisht shumë. Sikur stadiumi t’i zë 100.000 njerëz atëherë 100.000 do të kishin shkuar”, ka deklaruar Sadiku për portalin suedez Helsingborgs Dagblad.

”Unë vij nga atje, dhe sigurisht kjo është diçka shumë e madhe për mua dhe familjen”, ka deklaruar Sadiku, i cili ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Albert Bunjakun.

Hidromorava

Sadiku më herët ka luajtur me ekipin U-21 të Suedisë. Por, vitin e kaluar morri vendim që ta refuzoi Suedinë dhe t;i bashkohet Kombëtares shqiptare. Ai ka paralajmëruar se pas ndeshjes me Haitit do të vazhdoj të luajë për ekipin kuqezi.

“Ajo që qëndron në mes Shqipërisë dhe Kosovës, unë e kam menduar shumë, dhe unë nuk mund të heqë dorë nga Kombëtarja Shqiptare, pasi kam sakrifikuar shumë për të qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, kam refuzuar edhe Përfaqësuesen Suedeze, për këtë”, tha ai.

“Mos harroni kam gjak shqiptari, dhe jam shqiptar dhe asnjëherë nuk më ka shkuar mendja t’a lë Kombëtaren Shqiptare. Mirëpo në lojëra të tilla miqësore të Përfaqësueses së Kosovës në marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit, do t’ju kërkojë që të jem pjesë e Kosovës dhe asgjë më shumë”, theksoi ai.

Përveç Sadikut, pjesë e Kosovës memars do të jetë edhe Ardian Gashi, shoku i Loretit te skuadra e Helsingborgut.“Është më e lehtë për të luajtur me dikë që e njeh, por ne nuk jemi ne dijeni se kush do luaj”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.