Uji Dea

Sadiku krenar me vendlindjen: E dua botërorin me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2014, është shpallur Loret Sadiku, mbrojtësi fantastik i Përfaqësueses sonë i cili me plot sukses po luan në Turqi. Viti 2014 ishte vit i sukseseve për Loret Sadikun. Djaloshi nga Prishtina, ishte mbrojtësi më i mirë në Suedi, por ai u largua nga Helsingborgu për t’iu bashkuar ekipit turk Mersinspor.

E me Përfaqësuesen e Kosovës, djaloshi tregoi më së miri se çfarë lojtari është. Refuzoi ta ketë shok skuadre Zlatan Ibrahimoviqin, pasi Suedia i bëri ofertë vetëm për të luaj me Kosovën, por e la edhe Kombëtaren e Shqipërisë, pasi dëshira e tij ishte vetëm Kosova, transmeton Telegrafi.

Ai është shpallur si më i miri i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës. Në një intervistë për Telegrafin Sadiku flet për çmimin e marrë, për ndeshjet me Kosovën, si dhe për të ardhmen.

Uji Dea

“Të zgjidhem lojtari më i mirë në Kosovë për mua është nderë. Jam krenarë për këtë gjë, dhe dua t’i falënderoj të gjithë ata që më besuan e që më votuan”, tha Sadiku për Telegrafin.

“Unë kam refuzuar shumë për vendin tim Kosovën. Unë dëshiroj që të vazhdoj me këto suksese dhe të mos jetë ky çmim i fundit pasi dua ta fitoj edhe shumë herë. Unë një ditë dua që të luaj në Kampionatin Botëror me vendin tim, dhe besoj fuqishëm se në vitin 2018-të do të jemi edhe ne në Botëror”, deklaroi 23-vjeçari.

“Tani jam duke punuar shumë dhe po luaj vazhdimisht me klubin tim. Ky çmim më ka dhënë motiv që të punoj edhe më shumë për tu rritur në karrierë. Faleminderit Kosovë”, përfundoi Sadiku për Telegrafin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.