Uji Dea

Rashani sërish i siguron Elches fitoren në fund

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Elbasan Rashani ia ka siguruar fitores skuadrës së Elches ndaj Cordobas me rezultatin 2-1, në kuadër të La Liga 2.

Sulmuesi kosovar, Rashani, në lojë u inkuadrua në minutën e 89-të, ndërsa golin e fitores e realizoi tetë minuta më pas.

Për 31-vjeçarin Rashani ky ishte goli i tretë këtë edicion në tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

UBT

Elche me fitore është ngritur sërish në pozitën e parë me 60 pikë dhe po ec me hapa drejt La Ligas.

Kjo pasi Elche është në rrugë të mirë për ta siguruar një vend për edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit spanjoll. /Telegrafi/