RCCOLA

Sabriu vjen me dy këngë të reja

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ai që di ta mbajë pranë vetes publikun dhe që për asnjë moment nuk ndahet nga angazhimet e tij muzikore, padyshim se është Sabri Fejzullahu, i cili me vite të tëra vazhdon të kultivojë një rrymë të veçantë muzikore duke tërhequr zemrat e çdo adhuruesi

Këngëtari bën të ditur se gjatë këtij muaji do të sjellë dy këngë të reja, ku njëra do të jetë duet me Ermalin. Punën e këtyre këngëve e kanë nisur para disa javëve, të cilat do të jenë mjaft të veçanta. Njëra këngë titullohet “Jeta ime” përderisa duetin do ta emërojnë gjatë këtyre ditëve. Këngët janë të përgatitura nga Virusi dhe Fatmir Muja dhe sipas Sabriut janë realizuar me mjaft mjeshtri. “Tani do të paraqitem me dy këngë të reja punën e të cilave e kam nisur javë më parë.

Mobi Casa

Jam shumë i kënaqur me Virusin i cili ka komponuar dhe orkestruar këngët, ndërkaq tekstet i ka realizuar Fatmir Muja ai që di të prek zemrat e dëgjuesve dhe adhuruesve të mi”, ka thënë Fejzullahu për “Zëri”. Tekstet e këngëve përmbajnë tema të dashurisë dhe sipas Sabriut do t’iu përshtaten të gjitha moshave. Këngët padyshim se do të kenë edhe videoklipe të cilat do të përgatiten në Shqipëri me produksionin “Max Produktion”.