RCCOLA

Sabri Hamiti: Merreni yrnek Lutën!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti, tha se ka ardhur t’i dëgjoj të pranishmit se si e shohin rritjen e LDK-së edhe më shumë në zgjedhjet parlamentare, përderisa i ka rekomanduar Forumit të Rinisë që ta marrin shembull Hazirin, i cili në bazë të punës së tij të jashtëzakonshme arriti fitore plebishitare në Gjilan.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot takim me strukturat e Forumit të Gruas dhe të Forumit të Rinisë të LDK-së, ku i pranishëm ishte kryetari i Degës, Lutfi Haziri së bashku me kryesinë, kryetarja e FG-së Valentina Bunjaku Rexhepi, kryetarja e FR-së, Rina Ahmetit, ndërsa nga niveli qendror i pranishëm ishte nënkryetari i LDK-së, akademik Sabri Hamiti, kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi si dhe kryetari i FR-së, Armend Ibrahimi.

Me këtë rast, kryetari Haziri është shprehur se këto dy Forume kanë pasur rol vendimtar në fitoren e LDK-së në Gjilan, duke thënë se LDK do të rritet edhe më shumë në mënyrë që fitorja në zgjedhjet parlamentare të bëhet edhe më e madhe.

RCCOLA

Ai ka inkurajuar këto dy forume që të vazhdojnë të jenë aktiv sikur në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa ka pohuar se tash LDK do të vendos standard të ri të fitores në Gjilan.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti, tha se ka ardhur t’i dëgjoj të pranishmit se si e shohin rritjen e LDK-së edhe më shumë në zgjedhjet parlamentare, përderisa i ka rekomanduar Forumit të Rinisë që ta marrin shembull Hazirin, i cili në bazë të punës së tij të jashtëzakonshme arriti fitore plebishitare në Gjilan./rajonipress/