UBT

Sabit Rrustemi është poet me frymë të re poetike

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në sallën e KK të Gjilanit, aty ku janë mbajtur dhe tri veprimtari letrare, nga gjithsejtë nëntë veprimtaritë e sivjetme të “Vjeshtës…” librin e Sabit Rrustemit, e vlerësuan emrat më aktivë nga fusha e kritikës letrare, si janë: Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Arsim Halili e Bilall Maliqi. Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu”, qëllimisht ju ka shmangur promovimeve, duke dhënë një shembull të mirë se, libri mbi të gjitha duhet vlerësuar ashtu si e meriton ai.

Sot, në Gjilan, është përmbyllur edicioni i katërtë i Manifestimit kulturor “Vjeshta letare…”, Manifestim ky që tashmë ka bërë emër në Kosovë e më gjerë. Pse jo? Ky Manifestimi kulturor është përmbyllur me vlerësimin nga ana e kritikëve letrarë për librin më të ri të shkrimtarit Sabit Rrustemi, “Murale shpirti”.

Në sallën e KK të Gjilanit, aty ku janë mbajtur dhe tri veprimtari letrare, nga gjithsejtë nëntë veprimtaritë e sivjetme të “Vjeshtës…” librin e Sabit Rrustemit, e vlerësuan emrat më aktivë nga fusha e kritikës letrare, si janë: Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Arsim Halili e Bilall Maliqi. Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu”, qëllimisht ju ka shmangur promovimeve, duke dhënë një shembull të mirë se, libri mbi të gjitha duhet vlerësuar ashtu si e meriton ai.

Përndryshe, ky është libri i 15 -të me radhë i Sabit Rrustemit dhe hera e dytë që nga viti 1993 që në Gjilan, një libër i shmanget promovimit dhe, i nënshtrohet vlerësimit nga ana e kritikëve letrar. Fillimisht, fjalën e pati Tahir Arifi, profesor dhe studiues i letërsisë, i cili tha se, sot e kemi nëpër dorë librin e S. Rrustemit “Murale shpirti”, i cila vepër është e shkruar për dy muaj. Pra, është shkruar me një frymë. “Vepra në fjalë është një ditar lirik apo shprehja më e thellë e rrugëtimit të tij në artin letrar. Ai tha, edhe këtë se, e nisëm me poezi dhe s’flet asgjë më mirë se ajo”.

Prend Buzhala, kritik e krijues tha se, kjo vepër na provokon, sepse është e bukur se shpalos tema të bukura dhe ia dedikon lexuesve. “Që në fillim të kësaj vepre është një hyrje, e cila të lë përshtypjen se është qasja e shkrimit të poetit. Pra, është trajta e një ditari poetik, ku hasim mure, të cilat na pengojnë dhe na sjellin pengesa, por ne e kuptojmë se ky është një vlim poetik i brendshëm i autorit. Unë do të thosha se ky është shpirti i poetit, pastaj, vijnë reagimet, ku jepen aty-për aty. Kjo është një lloj tipi i krijuesit që i kalon ato kohëra të moshë së tij.

Autori, S. Rrustemi merret me jetën bashkëkohore, ku piktura e tij shënon imazhin poetik dhe ky është ai ndërkomunikimi i tij estetik, ku, në një mënyrë a tjetër, kuptojmë se është një lloj bisede e përditshmërisë apo monologu poetik apo edhe roman.

Këtu S. Rrustemi shpalos temat e tij ku i drejtohet të dashurës apo miqve. Nga kjo kuptojmë se poezia shkruhet edhe në vetmi. Pra, poezia është ekzistenca e shprehjes së tij, e poeti nuk e tejkalon unin e tij me ato shpërthime agresive, por me një urtësi medituese poetike. Kjo është trajtë e kuvendimit me lexuesit apo një monolog e formës poetike”.

UBT

Ndërsa, Nexhat Rexha tha se, “Libri “Murale shpirti” të Sabit Rrustemit dallon e specifikon artikulimin e këtyre ditëve të trajtimit, përjetimit dhe ato në tërësi zbardhin, aktualizojnë me veçori në parashtrimin e radhitjes së vargjeve, të cilat, në një formë kanë edhe lidhmërinë në mes veti. Vëllimi poetik në fjalë i S. Rrustemit vjen siperkupim dhe depërtim nëpër thellësitë e botës poetike, të cilat autori ka arritur t’i shkrijë në arteriet shpirtërore. Ai ka depërtuar në labirinthet iluzore të përpjetave dhe tatëpjetave folëse, në ëndrrën zhgënjyese si dhe në dukjen e bulevardeve tona.

Pra, poezia e Sabit Rrustemit në këtë libër ecën jo vetëm rrugëve të Kosovës, por edhe në hapësira të tjera. Është një poezi lëvizëse që emeton valët e shpirtit dhe prandaj ajo kapet shpejt nga lexuesi, poezi e kthjellët sikurse e thotë vetë: “Po të shoh tej vetes sime/ Pas një reje/ Rrëmbyer kaltërsish/ Ma sjell mëngjesin”/.

Arsim Halili, krijues nga Bujanoci tha se, Sabit Rrustemi, shkrimtar, me këtë vepër më të re, ai ka hapur një ekspozitë tekstuale që nuk mbyllet në korniza, sepse duke lexuar poezinë e tij, para vetes na shfaqen imazhe nga më të ndryshme, andaj ka arritur të shtjellojë dhe të interpretohej raportet me arteve. “Ai në këtë përmbledhje nuk niset nga temat e papërfillshme, por niset nga miniatura tematike, dhe shpesh na paraqiten insinuata që vlen për t’i diskutuar edhe përmes filozofisë poetike. Andaj, konsideroj, shtoi A. Halili, – se përmbledhja “Murale shpirti”, ndërton një bazament potencialisht dhe estetikisht që reprodukon, freskon dhe trajton shumëçka nga pak”.

Bilall Maliqi, krijues nga Presheva, duke folur për veprën e Sabit Rrushtemit, poet tha se, vepra “Murale shpirti” e autorit është figurative herë gjysmë hermetike e herë e drejpërdrejë. Ato kanë mesazhe të qartë poetik, e këto porosi të autorit të shtrirja gjithandej poezive japin të kuptojmë se poeti troket aty-këtu në dyert e ndërgjegjes duke shëshuar veset negative të shoqërisë dhe kërkon pozitivitet dhe përmirësim të akterëve që iu mvishte vargjet poetike, psh. “Përleu dhe muret miqsh/ duke vjellë mbi të vetën fytyrë/ Mjerim unë provincial”. Andaj, Sabit Rrutemi, duke e dëshmuar sa e sa herë individualitetin e tij poetik e letrar si shkrimtar me vlera të qëndrueshme poetiko-letrare”.

Ndërsa, botuesi i veprës, Ramadan Mehmeti, shkrimtar nga Prishtina tha se, manifestimi që po përfundon sot, ishte me vlera të mëdha artistike e kulturore, që tashmë janë bërë pjesë e pandarë e qenies së Gjilanit si qytet që po ka të shtrirje dhe prurje me një bashkëpunim në mbarë shtetin tonë kudo që jetojnë shqiptarët. “Andaj, çka do të thosha unë si botues, po dihet, vetëm fjalë miradije. E meriton Sabiti. Pse jo? Sabit Rrustemi është njëra ndër pendat më produktive te ne dhe i njohur në gjithë komunitetin letrare shqiptar e më gjerë. Sepse, është kohë e gjatë e bashkëpunimit me S. Rrustemin, i cili na ka vënë para sfidave të shumta, shpesh edhe të pakëndshme, por unë kurrë nuk e kam parë atë të dëshpëruar, kurrë s’e kam hetuar të jetë i lodhur nga puna e rëndë dhe e gjatë.

Megjithatë, unë po them se, duke i lexuar veprat e Sabit Rrustemit, e kupton se ai është edhe analizuaes, sintetizues si dhe kritik i veprave të autorëve, pra i brezave krijues. Mu këtu qëndron madhështia e veprës së tij, thellësia e poezisë, vazhdimësia e kërkimit dhe mendimi i qëlluar i qëlluar për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen e letërsisë sonë. Besoj thellësisht se këtë kënaqësi do ta kem edhe në të ardhmen”, ka shtuar z. R. Mehmeti, editor i librit.

Në fund, autori, Sabit Rrustemi, poet, tha se, sot me këtë veprimtari letrare po përmbyllet Manifestimi i sivjemë, i katërti me radhë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, në kuadër të cilit, u prezantuan botimet e vitit 2013 të Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”. Siç dihet, ky eveniment kulturor ka prezantuar romanin më të ri të shkrimtarit të mirënjohur kosovar, Jusuf Buxhovit, “Jeniçeri i fundit”; u përkujtua me një Akademi, poeti tashmë i ndjerë, Haxhi Vokshi, u përurua libri më i ri i poetes gjilanase, Alketë Spahiut, “Muza jam unë” si dhe i poetit e kritikut letrar nga Dardana, Sinan Sadikut, “Rendi i vlerave në poezinë bashkëkohore shqiptare”, u prezantua dhe vlerësua portreti letrar i poetit , krikut dhe publicistit Shefqet Dibrani, u përurua libri i parë i prozatores së re, Xhenetë Çaka, “Grimca që prekin”, më pastaj, u bisedua për poezinë e poetit gjilanas, Aziz Mustafës si dhe u paraqit para auditorit të “Vjeshtës letrare…” shkrimtarja nga Tirana, Entela Kasi dhe romani i saj, “Të korrat e krishtlindjeve”, dhe ja sot, ky përfundim po ndodhë i këndshëm i përmbylljes me veprën time në fjalë, e cila, ndonëse është thënë e vlerësuar mjaft për librin tim, nuk është thënë krejt. “Me rëndësi është se pjesëmarrja e adhuruesve të librit, e cila ishte mjaft e madhe, ku erdhën shumë miq nga Dugagjini, Anamorava, Presheva, Bujanoci e mese të tjera, të cilët, si një, ose dëgjuan, ose lexuan kumtesat e tyre për librat që u promovuan në këtë manifestim që rrodhi mirë dhe se duhet të mësohemi edhe me vërejtjet dhe sugjerimet tjera për librin. “Unë ju falënderoj dhe me vepra të tjera do të shihemi në manifestimin e pritur të “Flakës së Janarit” që po afrohet këtu në Gjilan. /Tefik Selimi/rajonipress/