RCCOLA

Sa është kulturë frekuentimi i kafiterive nga ana e të rinjve?

/ 4 minuta lexim
HIDROMORAVA

Nga Rexhë Hasani- Zakonisht kafenë e mëngjesit e pi me shokë në një kafene te këndshme të qytetit.

Ajo që po më bën përshtypje sot në ditën më të frekuentuar të javës – premtja, çuditërisht nuk qenka aspak shija e kafesë apo muzika që po më shoqëron gjatë këtij qëndrimi ashtu siç ndodh rëndom kur vij këtu.

Sot vëmendja ime i është bashkangjitur tek të rinjtë njësoj si mua ashtu edhe të rinjve të qytetit. Të rinjve, të cilët presin të fillojë ora e mësimit ndërkohë që orvaten me orë të tëra pa kuptim duke diskutuar rreth aktiviteteve të ditës, të cilat unë mirë e di që s’janë të shumta, për mos thënë janë shumë të pakta.

E shpesh herë nuk mund të quhen as aktivitete. Ata hyjnë e dalin nga kafeneja me një çehre thjeshte karikuar. Me një entuziazëm pa arsye, deri diku të shtirur. S’kanë arsye për të qenë entuziast, por kanë një mal arsye për të qenë të mërzitur, kanë strese, dëshira e pasione, mosmarrëveshje mes brezash e sa e sa qëllime e synime për ta ndryshuar sado pak këtë vend ku jetojnë, por që fatkeqësisht kafeneja nuk është vend që ua zgjidh dot.

Kafiteritë janë bërë, në njëfarë mënyre, vendi i vetëm ku rinia takohet dhe e kalon kohën e lirë – jo se nuk ka vende të tjera apo gjëra të tjera që mund të bëhen, por thjesht mungon iniciativa e tyre. Në anën tjetër, ekziston problemi i financave. Por, sa shpenzojnë në ditë ata, përkundër asaj se shumica e tyre janë të papunë.

Por, për të qenë modern dhe për të shkuar në kafene, këta të rinj së pari duhet të duken sipas modës së fundit, të kenë celularë të firmës së njohur, të thithin duhan etj.

Uji Dea

Të jesh modern vetëm me këto veti, sot është karakteristike për të rinjtë kosovarë, mosha e të cilëve nuk përfshin vetëm rininë universitare dhe atë të shkollave të mesme, por është prezentë edhe tek filloristët. Të ecësh përpara për ta do të thotë të kesh mobil të shtrenjtë, ajped etj.

Por, për ata që po dedikohet shteti i dijes dhe duhet të jenë promotor për ta bërë të realizueshëm, i gjen vetëm kafeneve.

Institucionet kosovare shumë pak po punojnë për rininë. Ekspertë të shkencave sportive, artit e sociologë thonë se menaxhmentet e shkollave nuk organizojnë vizita në teatro e kinema, e Ministria e Arsimit ndërton shkolla pa infrastrukturë për lëndën e edukatës fizike…, e qeveria, sipas tyre, merret vetëm me angazhime politike, kurse rinia merr pjesë çdo ditë e më shumë në dukuritë negative devijuese.

Mungesa e aktiviteteve kulturore, sportive ku të rinjtë do të shprehnin talentin, ndjekin pasionin, të krenohen për të arriturat, të jenë fitues të garave sportive, teatrore, muzikore. As institucionet komunale nuk kanë hapur qendra sportive e kulturore që do të plotësonte nevojat e rinisë, për ti larguar nga kafenetë.
Tri herë në javë së paku fëmijët duhen të merren me sport. Por, kjo nuk po ndodh tek ne, ndërsa në vendet tjera jashtë Kosovës, sidomos ato evropiane zbatohet ky standard. Nxënësve iu sigurohet transporti për të marrë pjesë në aktivitete sportive nga shtëpia në shkolla dhe në turne. Sporti, jo vetëm që ndikon në shëndetin e fëmijëve, por dhe largon stresin, e sidomos ata të moshës më të rritur i shmang nga dukuritë tjera negative si nga alkooli, duhani…

Expresson time sapo mbarova, dertet e moshës së re i rrahëm me shokë edhe pasi u larguam nga kafeteria.