Eko Higjiena

Sa është i realizueshëm premtimi për ushtrinë brenda këtij viti

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidatët për kryeminstër të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore kanë premtuar se me marrjen e mandatit do të themelojnë ushtrinë e Kosovës brenda një afati të shkurtër kohor.

Të dy koalicionet kanë premtuar themelimin e ushtrisë, derisa kanë dhënë edhe afate brenda se cilave do të themelojnë.

Derisa Albin Kurti i VV-së dhe Avduallah Hoti i LDK-së nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të formohet, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeminstër nga koalicioni PAN, ka thënë se ushtria do të bëhet brenda 90 ditësh, pasi të bëhet kryeminstër.

Haradinaj, ka thënë se do të tentoj t’i bind serbët e Kosovës, por nëse kjo nuk do të arrihet, qeveria e tij do të gjejë mënyra tjera për të arritur këtë qëllim, por pa treguar si do veproi më tutje. Ekspert të sigurisë kanë vlerësuar se formimi i ushtrisë është i realizueshëm edhe brenda këtij afati kohor. Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë një premtim i tillë për ushtrinë është i realizueshëm.

Uji Dea

“Unë besoj se një qasje gjithëpërfshirëse, debatuese, dialoguese dhe e përbashkët është e vetmja rrugë institucionale për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Besoj se viti 2017 është viti i Ushtrisë së Kosovës, por për të arritur këtë duhet të ndërtohet platformë e përbashkët midis të gjitha institucioneve të Kosovës, platformë Qeveri-Opozitë-Shoqëri Civile, platformë Kosovë-SHBA-NATO. Pra, e besoj si të realizueshme nëse do të arrihet qasja e përbashkët” ka thënë Ramadani për Indeksonline.

Edhe eksperti tjetër i këtyre çështjeve, Drizan Shala, thotë se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura në aspektin politik mund të realizohet duke filluar që nga dita e dytë e qeverisjes. Problem është vetëm bindja e pakicës serbe për këtë.

“Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura në aspektin politik mund të realizohet pa problem duke filluar që nga dita e dytë qeverisjes. Sa i përket pakicës serbe, mendoj se kësaj radhe do jenë më koperativ në këtë proces. “Një gjë mos të harrojmë, çdo lider ka karizëm të vet lidershipi dhe pa dyshim që me qeverisjen eventuale të Haradinaj edhe partitë të pakicës serbe do të reflektojnë” ka deklaruar Shala për Indeksonline.

Shala ka shtuar se aspekti kohor prej 90 diteve është hapsir dinamike por e realizueshme për ta bërë FSK-në në ushtri./Indeksonline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.