Uji Dea

Ryva Kajtazi: Më pëlqeu kënga “Shqiptar”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e muzikës argëtuese, Ryva Kajtazi, ka deklaruar në një intervistë së fundmi se asaj i ka pëlqyer kënga e shumëpërfolur “Shqiptar” nën interpretim të Gold AG.
Këto pohime Ryva i bëri në një intervistë për Prive, ku e pyetur nga gazetarja Maki Bajrami se nëse i pëlqeu kënga “Shqiptar”, ajo u përgjigj se gjithsesi i pëlqeu.

Më tej prej përgjigjeve interesante të intervistës së ashtuquajtur “60 sekondëshe” nënvizojmë edhe faktin se Ryva nuk beson se dashuria e parë është dashura e jetës.

Uji Dea

“Dashuria e parë nuk është dashuria e jetës. Unë mendoj se dashuria e vërtetë është dashuria e jetës”, theksoi Ryva.

Ajo gjatë intervistës konfirmoi edhe një herë se është e lumtur dhe në dashuri me të fejuarin, teksa nguroi të zbulonte numrin e marrëdhënieve seksuale me të brenda 24 orëve. /Telegrafi/