UBT

Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO është e përkushtuar ndaj Kosovës dhe fakti që jam këtu e dëshmon këtë më së miri. Ai ka theksuar nevojën që Serbia të japë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në 2023-ën, sulmin terrorist në Banjskë.

“Së fundmi ne kemi shtuar praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë, kemi katërfishuar praninë e ushtarëve tanë në veri, kemi trefishuar praninë fizike të KFOR-it në veri dhe kjo është dëshmi se KFOR-i dëshiron të jetë prezantues i stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por edhe ne rajon”, tha Rutte për RTK.

Ai thotë se e kupton ambicien e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, por fillimisht, sipas tij, duhet të adresohen disa çështje, sikurse vendet anëtare të Aleancës që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

I pyetur se si i sheh shqetësimet e liderëve kosovarë, të cilët Serbinë e konsiderojnë rrezik të përhershëm në raport me Kosovën dhe stabilitetin në vend dhe rajon, Rutte ritheksoi se ai është i përkushtuar në të qenit neutral, por ka përmendur nevojën që Serbia të japë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në 2023-ën.

Fundamenti

Ai thotë se i ka përcjellë mesazhet e tij si te liderët e Kosovës, ashtu edhe ata serbë, se duhet të ecin përpara në ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore.

“Do të ishte mirë që dialogu të rifillonte sërish dhe sigurisht Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi në 2023-ën, por gjithashtu është e rëndësishme për Kosovën që të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Ndërtimi i mirëbesimit është i rëndësishëm dhe kjo do të ishte një bazë e mirë për diskutime të vazhdueshme, gjithmonë me ndërmjetësimin e zyrtarëve të mirë që janë përcaktuar për dialogun Kosovë-Serbi”, ka shtuar Rutte.

I pyetur nëse paralajmërimi se SHBA mund të zvogëlojë praninë e trupave ne Evropë, mund të çojë në tërheqjen e trupave amerikane të KFOR-it nga Kosova, Rutte tha se SHBA është shumë e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ata duan të sigurohen se ky rajon të jetë stabil.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.