Fundamenti

Rusi e Krasniqi i dhurojnë tri pikë Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbrojtësi i djathtë i Gjilanit Besnik Krasniqi pas vuajtjes së dënimit për shkak kartonit të kuq rikthehet në mënyrë triumfale një gjë të tillë e bënë edhe Gëzim Rusi.

Krasniqi dhe Rusi i kanë dhuruar tri pikë skuadrës së Gjilanit në gjiron e fundit të stinorit vjeshtor duke e renditur në pozitë të tretë.

Besnik Krasniqi në minutën e 7 depërton nga ana e djathtë gjuan nga 15 metra mbi horizontale.

Iniciativa e Gjilanasve vazhdon pa ndërprerë në minutën e 18 Salih Kosumi godet horizontalen e ‘Troftave’ nga Istogu.

Besnik Krasniqi futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme ka mundur të shënon në minutën e 15 por gjuajtja e tij përfundon jashtë porte.

Mysafirët kanë mundur të shënojnë në minutën e 27 kur Mensur Duraku lanson një projektilë nga 25 metra por Maloku i Gjilanit dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Një minutë më vonë në atë 28, pas kombinimit të mirë të Dren Gashit me Krasniqin ky i fundit nuk e patë vështirë nga 3-4 metra të tund rrjetën e Istogut duke sjell skuadrën e tij në epërsi në 1-0.

Mobi Casa

Futbollistët mysafirë dy minuta para përfundimit të ndeshjes barazojnë pas gabimeve të mbrojtjes së Gjilanit Egzon Gashi nga 5 metra gjenë rrjetën e portierit Faton Malokut.

Pjesa e dytë kryesisht u zhvillua në gjysmë fushë, duke krijuar gjysmë raste për shënim.

Në minutën e 57 mbrojtësi majtë i Gjilanit Dren Gashi bukur kalon nga e majta, gjen Gëzim Rusin i cili me një gjuajtje precize gjenë këndin e majtë të portierit mysafir Valmir Hajrizaj duke siguruar tri pikë të vlefshme skuadrës së tij.

Mbrojtësi i djathtë Besnik Krasniqi pas ndeshjes deklaroi,”Jam shumë i lumtur me këtë fitore u riktheva pas dënimit shënova dhe jam i lumtur për këtë gjatë tërë ndeshjes kam pasur dhimbje në këmbë por qëndrova gjerë në fund”.

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues:rreth 500
Gjyqtar :Raci, Zeqiri, Abrashi, Jahmurati.
Kartona të verdhë :Kosumi, Kera (Gj), K. Gashi, F.Gashi (I)

GJILANI; Maloku, Kastrati, Kosumi, Hyseni, Kera, Mustafa, Shaqiri, Gashi, Shabani (Maliqi),
Krasniqi(Ferati), Rusi,(Morina).

ISTOGU;Hajrizaj, Rama, Kuqi, (Morina) K,Gashi, Bruqi(Maxheraj), Duraku, F,Gashi, D, Gashi, Shabanaj, E,Gashi, Hoxha(Mavraj)./rajonipress/