FITORJA

Rushiti: Inspeksioni do të jetë në funksion të Gjilanit Evropian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nevzad Rushiti është emëruar nga Lutfi Haziri drejtor në drejtorinë e Inspeksionit, njëri nga digasterët më të rëndësishëm komunal. Rushiti thotë se do të punojë me nder e përkushtim për ta ruajtur Gjilanin por edhe për ta zhvilluar ashtu siç e kërkojnë rregullat ligjore dhe kriteret urbanistike.

Nevzad Rushiti i cili është pjesë aktive e LDK-së që nga themelimi, ka marrë besimin e Lutfi Hazirit për të udhëhequr drejtorin e Inspeksionit komunal.

Për Rajonipress, Nevzad Rushiti thotë se ndihet i privilegjuar që kryetari Haziri ia ka besuar këtë sektor.”Unë do të punojë me shumë ndërgjegje, dashuri e përkushtim për ta zhvilluar Gjilanin Evropian. Do ta ruajmë, por edhe zhvillojmë qytetin e Gjilanit dhe do të jemi në shërbim të qytetarëve dhe palëve. Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe nuk do të ketë tolerime ndaj atyre që anashkalojnë procedurat tona institucionale” tha Rushiti.

Uji Dea

Rushiti tha se do të jetë aktiv i tërë inspeksioni dhe të gjithë do të punojë për ta pasur një Gjilan me rend e rregull. “Do të aktivizohen të gjithë mekanizmat që posedojmë dhe do të përcjellim çdo ndërtim apo investim. Do të përkrahim të gjitha investimet dhe ndërtimet që janë në suazat ligjore, por do të jemi të pamëshirshëm ndaj atyre që nuk përfillin procedurat tona” shtoj Rushiti.

Rushiti tha se gjendja nuk është e keqe në teren sa i përket ndërtimeve.”Gjendja nuk është alarmante rreth ndërtimeve dhe ne do të bëjmë përpjekje që ta monitorojmë çdo cep të qytetit të Gjilanit” tha Rushiti.

Sipas Rushitit një kujdes i posaçëm do t`i kushtohet edhe komunikimit me qytetarët sepse angazhimi dhe inkuadrimi i tyre në projektet tona, na mundëson që vërtet të jemi në nivel të detyrës dhe në nivel të përgjegjësisë profesionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.