Hidromorava

Rugova: S’bëjmë qeveri me PDK-në

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka theksuar se nuk do të ishte mirë nëse pas zgjedhjeve nacionale LDK-ja do të hynte në koalicion me PDK-në, për shkak të dështimeve të PDK-së, që kur ka filluar ta udhëheqë ekzekutivin e vendit.

Rugova tha për Telegrafin se LDK-ja është duke u angazhuar që në zgjedhjet nacionale të dalë partia më e madhe në vend.

“Për mua, për kryesinë e partisë dhe për anëtarësinë e gjerë, do të ishte e papranueshme hyrja në koalicion me një parti, e cila në historinë e saj të udhëheqjes me qeverinë kosovare, ka dështuar”, ka thënë Rugova.

ARKATANA

Njëri nga figurat kryesore të LDK-së, Lutfi Haziri, kishte deklaruar për media se nuk e sheh të arsyeshme koalicionin e mundshëm të partisë së tij me PDK-së, për shkak që sipas tij, partia në pushtet nuk ka çfarë t’i jap vendit.

“Nëse i japim dimension të integrimit kombëtar, LDK-së i konvenon koalicioni me Vetëvendosjen, për shkak të përputhjeve të planprogrameve”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.