Eko Higjiena

Rugova: Isa kryeministër, ose prishet koalicioni

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se s’ka asnjë fije dyshimi se LDK-së do t’i takojë udhëheqja e Qeverisë dhe se në këtë pozitë do të jetë Isa Mustafa. Rugova ka thënë se nëse nuk ndodh kjo atëherë prishet marrëveshja me PDK-në.

“Natyrisht, Isa Mustafa do të jetë Kryeministër. Nëse nuk realizohet kjo marrëveshje ne e prishim këtë punë”, ka thënë Rugova për Express.

Por, zyrtarët e PDK-së deri më tash kanë thënë se ende nuk është e qartësuar se kush do të jetë në krye të Qeverisë.

Mirëpo, Rugova thotë se gjithçka është sqaruar pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku është votuar për të shkuar në koalicion me PDK-në por me kush që Isa Mustafa të bëhet Kryeministër.

“Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë. Ne e udhëheqim Qeverinë”, ka shtuar ai.

Mobi Casa

Sa i përket pozitave ministrore, Rugova ka thënë se LDK i ka dërguar ekspertët për të biseduar me PDK-në dhe pushteti do të ndahet gjysmë për gjysmë me PDK-në.

Ai ka thënë se është çështje e marrëveshjes ndërmjet partive se cilat fusha do t’i udhëheqin.

Por, ai ka thënë se LDK nuk do të pranojë të marrë nën udhëheqje vetëm ministri që nuk janë të rëndësishme.

“Konkretisht nuk kemi biseduar për pozitat por LDK do të udhëheqë me ministri të rëndësishme”, ka thënë Rugova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.