UBT

BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhen hapa konkret, jo veç deklarata

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se duhet hapa konkret dhe jo vetëm deklarata.

“Ne mirëpresim gatishmërinë e deklaruar të Kosovës për të filluar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, kërkojmë që të përputhet deklarata me veprime konkrete dhe të fillojë ta bëjë këtë menjëherë. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha obligimet e tyre të dialogut pa ndonjë vonesë të mëtejshme apo vendosjen e parakushteve të reja në mënyrë që të bëjnë përparim në rrugën e tyre përkatëse evropiane. Dështimi për të zbatuar atë që është rënë dakord do të ndikojë në aftësinë e tyre për të avancuar në aspiratat e tyre evropiane. BE-ja është lehtësuesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo palë në marrëveshje”, tha Stano për rtv21.

Mobi Casa

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjet për normalizim të marrëdhënive, por ka shtuar se partneriteti në zbatim është i pamundur pa respektimin e plotë të marrëveshjeve nga Serbia.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke thënë se ky është obligim ligjor i Qeverisë. Por, kryeminkstri Kurti ka thënë nuk e themelon Asociacionin. Qeveria e ka quajtur draft-statutin Evropian një non-papet pa nënshkrim.