Rudina i rikthehet…

Prezantuesja Rudina Magjistari ka ndarë me miqtë e saj të tjera foto teksa ndodhet me familjen e saj. Viti që sapo lamë pas, ishte mjaft i bekuar për moderatoren e njohur të Tv Klan, e cila në fund të muajit tetor u bë nënë për herë të parë.
Pas një lidhjeje 5-vjeçare, Rudina dhe partneri i saj Xhavit Bajrami u bënë prindër të një vajze. Tani që Mia i ka kaluar dy muajt e parë të jetës, ka filluar edhe shëtitjet e para me prindërit.
Në postimet e fundit në profilet e saj sociale, Rudina ka ndarë me të gjithë lumturinë që po jeton gjatë kësaj periudhe: “2016-a nisi buzë detit, që Mias i pëlqen shumë. Një det me lumturi për të gjithë ju!”, shkruan moderatorja në Facebook, duke u uruar Vitin e Ri të gjithë miqve dhe ndjekësve në rrjetet sociale.
Pak kohë pas lindjes së vajzës, Rudina tha se në muajin janar do të rikthehet në ekran. /Indeksonline/