ZN

Ja çka ka të re nga Dua Lipa

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Thuhet se Dua Lipa dhe Callum Turner kanë shënuar një moment të veçantë në jetën e tyre, pasi aktori i njohur i ka propozuar këngëtares gjatë periudhës festive të Krishtlindjeve me një gjest të bukur dhe romantik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Çifti, i cili ka qenë në një lidhje për më shumë se një vit, kanë vendosur të fejohet në mënyrë diskrete, duke mbajtur privat momentin e tyre të lumtur.

ZN

Dua, 29 vjeçe, dhe Callum, 34 vjeç, janë përshkruar si të dashuruar kokë e këmbë dhe shumë të lumtur për hapin e rëndësishëm që kanë ndërmarrë. Sipas burimeve, ata planifikojnë të festojnë fejesën me miqtë dhe familjen e tyre në natën e Vitit të Ri.