HW

Rudaku: VV nuk do të përkrah asnjërin kandidat në balotazh

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Avni Rudaku nënkryetar i dytë në Lëvizjen VV në Gjilan thotë për rajonipress se si subjekt politik nuk do të mbështetet asnjërin kandidat, megjithatë këtë qëndrim mbetet t`ua lëmë sovranit, përkatësisht qytetarit se për kë do të votojë.

“Qëndrimet rreth koalicionit janë qëndrime të subjektit politik dhe kështu ne po prezantojmë vetëm atë që ka të bëjë me Lëvizjen VV si subjekt politik në raport me balotazhin, qoftë për balotazhin edhe ku vetë Lëvizja do të jetë pjesë e garës për nivelin komunal, siç është rasti me Prishtinën”. Kështu vlerëson për rajonipress Avni Rudaku nënkryetar i dytë i VV në Gjilan.

“Dhe këtë qëndrim mbetet t’ua lëmë sovranit, përkatësisht qytetarit, të vendos se për kë do të votojë. Ideja e koalicioneve është diskutuar në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë delegatët e qendrave dhe aty është vendosur që të mos bëhet koalicion me asnjë subjekt politik. Nuk është marrë vendim për të mbështetur njërin apo tjetrin” sqaron për rajonipress Rudaku.

FIDANISHTJA

Sipas tij Lëvizja VV në Gjilan është duke bërë diskutime të brendshme, deri në nivel pikash për të reflektuar dhe analizuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Gjilan dhe pas këtij diskutimi do të shohim për më tutje se si të ecim. “Ndonëse ka pasur pritje të mëdha dhe ishte një disponim i jashtëzakonshëm i përkrahjes, nuk u përkthye në vota sa pritej. Megjithatë, deri më tani ndonëse nuk kemi pasur rezultatet zyrtare për këshilltarët komunalë, është thënë se do t’i kemi katër ulëse dhe VV do të jetë pra opozitë. Risia është fakti se do të kemi për herë të parë asambleistë në nivel lokal në Kuvendin Komunal dhe shpresojmë që asambleistët e Lëvizjes të jenë asambleistë që shtojnë dinamikën e punës në Kuvend, të jenë zëra aktiv, të guximshëm, dhe opozitarë të vërtetë” thotë Rudaku.

Rudaku mendon se asambleistët e tanishëm do të jenë më cilësor dhe më aktiv. “Kam një përshtypje se kësaj radhe, për shkak të garës shumë konkurruese prej qindra kandidatëve për asamble për vetëm 35 ulëse të Kuvendit, do të kemi kandidatë me cilësi më të lartë sesa që kishim në formatin e kaluar dhe kjo është me rëndësi të përmendet. Po ashtu, e rëndësishme është që procesi u pranua nga të gjithë (ndonëse ka pasur ankesa se si kandidatët nuk kanë gjetur as edhe votën e vet dhe kjo do të duhej hetuar dhe gjykuar) dhe kjo është demokracia: vendos qytetari. Dhe në këtë kontekst, nëse qytetari ka vendosur për të përcaktuar peshën e secilit, le të vendos edhe më tutje”.

Duke ju referuar balotazhit Rudaku tha se në këtë periudhë kohore sa ka mbetur deri në zgjedhjet e 1 dhjetorit për balotazh, ne do të jemi më të rezervuar qoftë në kritika në sferën publike, në mënyrë që të mos kuptohet për animin kah njëri apo tjetri, por kjo të përcaktohet me verdiktin e qytetarit. “Urojmë të ketë zgjedhje të drejta, demokratike dhe qytetare, të cilat në asnjë çast nuk devijojnë votën e qytetarit. Ndërsa për KQZ-në, na vjen keq që ndonëse me shpenzime marramendëse që ndahen për procesin zgjedhor, me aq shumë punonjës në organet e saj, akoma nuk ka dalur me rezultatet finale dhe zyrtare edhe për listën e kandidatëve për asamble komunale, ndërsa në anën tjetër, edhe në Kinë me numër aq të lartë të banorëve, publikimi i rezultateve do të duhej të bëhej që moti, e jo të luhet me lista jozyrtare e me kandidatë, sepse kështu mund të ndodh edhe mospajtimi i natyrshëm dhe dyshimet që do të adresohen me të drejtë për parregullsi! Nuk e kuptoj akoma se si KQZ-ja vonon aq shumë publikimin e rezultateve zyrtare” tha Rudaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.