Uji Dea

Rudaku kritikon politikat tatimore komunale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lëvizja Vetëvendosje(VV) në Gjilan të shtunën me një performancë dhe me çmimet e rritura nga taksat komunale ka kritikuar shpenzimet enorme që po bëjnë pushteti komunal. Avni Rudaku tha se rritja e tatimit në pronë tregon se kemi vizion të dobët të zhvillimit ekonomik.

Aktivistët e VV në Gjilan të shtunën kanë akuzuar pushtetin komunal për çmimet e trefishuara të tatimit në pronë. VV përmes pankartave ku janë dhënë të gjitha çmimet e rritura që nga ardhja në pushtet e PDK-së tregoj edhe njëherë se është kundër politikave tatimore komunale.

Avni Rudaku nënkryetar i VV tha se kanë dalur për të shprehur pakënaqësitë lidhur me ngritjen e tatimit në pronë në masën prej 100 % dhe në disa raste sipas tij edhe mbi 100 %. Rudaku tha se rritja e tatimit në pronë dyfish e trefish, tregon se përveç problemeve buxhetore, problemeve politike, janë edhe pasojë e vizionit të dobët zhvillimor ekonomik nga qeverisja lokale.

RCCOLA

Sipas Rudakut nga të gjitha raportet e OJQ-ve e sidomos të Lëvizjes “Fol”, del se Komuna e Gjilanit është në krye të listës si komunë me shkeljet më të mëdha në krejt Kosovën.”Këto imazhe para investitorëve vendor , por edhe të huaj, dëmtojnë rëndë zhvillimin ekonomik, shënojnë rënien e investimeve kapitale, e rëndojnë xhepin e qytetarit me ngritje të çmimeve tatimore”.

Sipas Rudakut me rritjen e ngarkesës tatimore rritet edhe rezistenca e pagimit të tatimit. Rudaku tha se VV vazhdimisht ka kritikuar mënyrën e shpenzimeve nga buxheti komunal, sepse bëhen shpenzime jo të arsyeshme, sidomos në ushqim nga zyrtarët komunal.”Nëse i shihni disa nga raportet tona dhe pyesni për faturat e shumë drekave të paarsyeshme, dalin shumë shpenzime të panevojshme dhe luksi. Prandaj, nëse qytetarët shohin se mjetet që mblidhen për tatime , nuk shkojnë në ndërtimin e mirëqenies së tyre, infrastrukturë , zhvillim ekonomik e të ngjashme, atëherë edhe rritet rezistenca ndaj ngarkesës tatimore edhe më shumë”.

Rudaku ka kritikuar edhe rritjen e çmimeve për tenderët.”Fatkeqësia është se edhe pse po rriten këto çmime, cilësia e kryerjes së punimeve është tepër e dobët” tha Rudaku duke përmendur rrugën në lagjen e “Te Gjinollët” ku asfalti është shtruar hollë dhe dobët./rajonipress/