Rrustemi bënë publike emrat e poetëve që do të lexojnën në “Pena e Flakës”

Gjilan – Manifestimi Kombëtar i Kulturës, “Flaka e Janarit 2016” po hynë në fazën më interesante që lidhet me pjesën letrare që tashmë njihet edhe si “Pena e Flakës”. Sabit Rrustemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu” kë bërë publik mbi 25 emra që më 30 janar 2016 do të lexojnë poezitë e tyre në këtë manifestim kombëtar të kulturës.
Emrat e poetëve konkurrues dhe të përzgjedhur që do të lexojnë në pjesën letrare të Manifestimit Kombëtar të Kulturës, Flaka e Janarit:” e njohur tashmë si PENA E FLAKËS …. më 30 janar 2016, ora 16:00 në ish sallën e KK të Gjilanit ( te Soliteri ) janë:
1. Arsim HALILI ( Bujanoc )
2. Odise PLAKU (Tiranë )
3. Alisa VELAJ, (Vlorë )
4. Selvete ABDULLAHU, (Gjilan )
5. Alketë SPAHIU, (Gjilan )
6. Zyba HYSA, (Tiranë )
7. Nuhi SADIKU, ( Shtime )
8. Mehmetali REXHEPI ( Gjilan )
9. Sarë GJERGJI, ( Viti )
10. Myrvete OSMANI, ( Vushtri )
11. Azem DELIU, (Skenderaj )
12. Nikollë SPATHARI, (Durrës )
13. Sami VELÇANI, Durrës )
14. Ruzhdi META, (Durrës )
15. Nehas SOPAJ, ( Shkup )
16. Sevdail DEMIRI, ( Kumanovë )
17. Zejnepe ALILI – REXHEPI, (Tetovë )
18. Mexhid MEHMETI, ( Fushë Kosovë – Preshevë )
19. Ibrahim KADRIU ( Prishtinë – Gjilan )
20. Basri ÇAPRIQI ( Prishtinë – Ulqin )
21. Halil MATOSHI ( Prishtinë – Kamenicë )
22. Linditë DODA, ( Burrel )
23. Bardhyl MALIQI, (Sarandë )
24. Pajtim ÇAUSHI, (Sarandë )
25. Rexhep HASANI, ( Shtime )
Sipas Rrustemit poeti nga Danimarka, Michael Enevoldsen është mysafir i pjesës letrare PENA E FLAKËS, si i pari poet ndërkombëtar që merr pjesë në Manifestimin “Flaka e Janarit”.
”Pena e Flakës 2016” i përkushtohet shkrimtarit të shquar gjilanas, Beqir Musliut, në 20 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim që, koincidoi edhe me 25 vjetorin e themelimit të këtij Manifestimi, pjesë e të cilit ishte edhe në aktin themelues e, edhe në pesë manifestime, radhazi ( 1992 – 1996 ).
Pas leximit të poezive konkurruese, shpallen edhe rezultatet e konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër. Andaj, konkurrues, krijues e artdashës, jeni të mirëseardhur ka thënë Rrustemi./rajonipress/