Uji Dea

Rrushi në shërbim të shëndetit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Rrushi vjen në madhësi, forma dhe shije të ndryshme. Rrushi i zi përdoret për prodhimin e verës së kuqe, e cila është një nga pijet më të shëndetshme, sepse përmban resveratrol, i cili nuk gjendet në verën e bardhë. Resveratroli ka efekt antikacerogjen, antiinflamator dhe antivirusal dhe po ashtu parandalon shfaqjen e parakohshme të shenjave të plakjes.

Farat e rrushit janë të pasur me flavonoide të cilat janë të shkëlqyeshme për luftën kundër shumë sëmundjeve, prandaj gjatë përgatitjes së lëngut nga rrushi shfrytëzoni edhe farat.

Vlera ushqyese. – Rrushi është burim i pasur me vitamina A, B1, B2, B6 dhe C. Po ashtu përmban sasi të madhe të flavonoideve, të cilat më së shumti janë të pranishme në rrushin e zi. Është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve të kalciumit, klorit, bakrit, fluorit, hekurit magnezit, manganit, fosforit, kaliumit, silicit dhe squfurit.

Lëkura e rrushit përmban beta karoten dhe likopenë dhe fitonutrientet siç është resveratroli. Farat kanë efekt antioksdidativ, të cilat mbrojnë trupin nga radikalet e lira dhe nxisin rritjen e qelizave të reja.

Mpiksjet e gjakut. – Lëngu i rrushit mund të parandalojë krijimin e mpiksjeve të gjakut dhe përmirëson qarkullimin.

Vepim antiinflamator. – Veprimi antiinflamator i rrushit parandalon krijimin e proceseve të ndryshme inflamatore, lehtëson simptomat e astmës, reumës dhe gihtit (artritit urik).

Arteroskleroza. – Resveratroli është i shkëlqyeshëm për ruajtjen e shëndetit të mureve të artereve, parandalon fryrjen e tyre dhe mbledhjen e pllakave në artere.

Fshikëza. – Parandalon krijimin e gurëve të veshkave dhe nxit trupin për t’u liruar nga gurët dhe përmirëson urinimin duke nxitur sistemim urinar për t’u liruar nga toksina.

Mobi Casa

Kanceri. – Rrushi është i mbushur me antioksidantë të cilët parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

Kapsllëku. – Lëngu i rrushit ka efekt të lehtë laksativ. Gjatë ditës pini rreth 200 ml lëng të rrushit për të nxitur punën e sistemit tretës.

Sytë. – Flavonoidet në mënyrë të suksesshme ruajnë shëndetin e syve dhe parandalojnë krijimin e sëmundjeve të syve të shkaktuara me plakje.

Zemra. – Rrushi do të forcojë zemrën, rregullojë punën e saj, parandalojë krijimin e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Për të mbrojtur zemrën tuaj, hani rrush çdo ditë.

Mëlçia. – Prania e mineraleve të ndryshme do të nxisë lirimin e mëlçisë nga toksinat dhe do të përmirësojë punën e saj.

Lëkura. – Lëngu i rrushit do të pastrojë lëkurën nga ndotësitë, do të largojë vajin e tepërt, do ta qetësojë dhe reduktojë praninë e akneve.

Këshillat për konsumim. – Rrushi është nga ushqimet të cilat fatkeqësisht janë të mbushura me pesticide, prandaj do të ishte mirë që të hani rrush të kultivuar organikisht.

Rrushin mund ta pastroni ashtu që e zhytni në tretjen e ujit me uthull molle dhe ta lëni të qëndrojë 10 deri 15 minuta dhe pastaj ta shpërlani.