GRANDEMALL

Rrugëtimi i Ismail Qemalit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gazetari i njohur Ilir Ikonomi ka promovuar, në ambientet e Hotel Tiranës, librin e tij të dytë, “Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”, të botuar nga UET Press.

Pas biografisë së Faik Konicës në vitin 2011, ky është botimi i dytë historik i Ikonomit. Në të jepet një kronologji reale e ngjarjeve, në atë udhëtim të famshëm drejt Vlorës, që Ismail Qemali ndërmori drejt shpalljes së pavarësisë.

Autori është shprehur se ky është një udhëtim emblematik për Shqipërinë, i cili përmbledh në 26 ditë, më të mirën që Ismail Qemali ka bërë për vendin e tij.

“Ky udhëtim është bërë në kushte të jashtëzakonshme, kjo duhet shënuar, dhe Ismail Qemali në fakt qëlloi në shenjë, sepse intuitën dhe inteligjencën e tij të jashtëzakonshme, ai arriti të kapë momentin, në të cilin Shqipëria duhej të shkëputej nga Turqia, për të shpallur shtetin e vet të pavarur. Kështu që, mua si autor më rezulton që Ismail Qemal Vlora ishte njeri me vlera dhe inteligjencë të jashtëzakonshme”, u shpreh Ilir Ikonomi, autor i librit.

Fundamenti

Libri është një rrëfim realist, i bazuar në studimin e mijëra dokumenteve të kohës, për të treguar me vërtetësi, gjithçka që ka ndodhur në atë udhëtim nga Stambolli në Vlorë.

Autori është përpjekur të japë një version të tijin të figurës më të shquar të pavarësisë, duke u fokusuar në veprimtarinë e tij patriotike, bazuar në studimet vetjake dhe jo në hulumtimet e mëparshme të historianëve.

Në të, ai përdor një stil letraro-artistik, për ta bërë librin sa më të këndshëm për lexuesin.

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i pranishëm në event, ka përgëzuar autorin Ikonomi, duke u shprehur se me anë të këtij botimi dhe studimit të çdo dokumentacioni të mundshëm ekzistues, gjatë përgatitjeve për ta shkruar atë, ai i ka bërë një shërbim të madh shkencave historike të vendit.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.