Albina Zeneli, i bashkëngjitet karvanit të sukseseve të “Media Grupit” në UBT, premton angazhim profesional e studimor
Albina Zeneli është kthyer në institucionin e saj të dashur e të preferuar në UBT, si pjesë e Media Grupit, ku pos angazhimeve në portalin e UBT-së, Radio e TV, ajo është angazhuar edhe si mentore për të udhëhequr vizitat studimore të studentëve të Medias dhe Komunikimit, në veçanti në mediet e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë.
Albina Zeneli thotë se po fillon një karrierë të re edhe profesionale edhe akademike.
Ajo po angazhohet aty ku është rritur e ngritur në fushën profesionale, duke treguar aftësi e zotësi edhe si studente e bachellor po edhe në drejtimin master.
Albina ka vazhduar karrierën në gazetari për më shumë se 10 vite duke treguar aftësi e cilësi të jashtëzakonshme, në fushën e Show Bizit, krejt kjo duke ju referuar angazhimit e përkushtimit në saktësi dhe korrektësi.
Zeneli falënderon rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizin për besimin që i ka dhënë, që të angazhohet në shumë drejtime, krejt kjo për ta bërë më të mirën e mundshme, brenda këtij gjiganti të dijes.
“Kuptohet për mua është nder dhe privilegj të jem pjesë e “Media Grupit”, një ekip shumë profesional dhe të përgatitur për të ofruar çdo informacion që ndodhë në UBT dhe jashtë saj. Aty ka një atmosferë jashtëzakonisht të mirë dhe ka një kolegialitet të pranueshëm dhe unë ndihem rehat në mesin e këtyre kolegëve” shprehet Albina Zeneli.
Zeneli thotë se një falënderim të veçantë ka për rektorin Edmond Hajrizin.
“Për mua është vlerë e shtuar kur jam ftuar, që të punojë e veprojë në UBT. Rektori Hajrizi kishte besim që të fillojë edhe unë dhe ta pasurojë edhe më shumë, karvanin e sukseseve, që po ndodhin në UBT. Jam e sigurt se nuk do ta zhgënjej askënd, përkundrazi tërë dijen time, përvojën e gjatë në gazetarin e terrenit, ta aplikojë edhe në “Media Grupin”, po edhe bashkë me studentët të jemi të pranishëm, në shumë debatet e tryeza, ku flitet për mediet, ndërsa vizitat studimore janë prioritet edhe i imi, po edhe i Fakultetit të Media dhe Komunikimit, si pjesë e kurikulës. Sigurisht që në këtë drejtim, do të angazhohem që ta ofrojë krejt kreativitetin dhe zgjuarsinë time profesionale dhe akademike” tha Zeneli.
Ndryshe, Albina Zeneli padyshim që është moderatorja, prezantuesja dhe gazetarja më e kërkuar dhe më e popullarizuar e fushës së Show Bizit.
Ajo tashmë është e pranishme, në të gjitha mediet shqiptare dhe në Kosovë, ku ka një platformë sociale shumë të kërkuar dhe atraktive të njohur si “n`ZOOM”.
Albina ka një veçori, që ndoshta nuk e kanë shumë prezantuese e gazetare, me përvojë edhe më të gjatë. Ajo jeton nga saktësia dhe korrektësia, dy finesa, këto që i japin atributin e një profesioniste të ndershme, e të ekuilibruar profesionalisht.
Ka kryer gazetarinë në kolegjin UBT dhe është në përfundim edhe të masterit, derisa është e kyçur aktivisht në rrjedhat e jetës së personaliteteve, më me ndikim në fushën e Show Bizit.
“Nga zemra i falënderoj profesorët e Media dhe Komunikimit, nga të cilat kam mësuar shumë, sepse prej tyre e mësova dhe e përvetësova eksperiencën e gazetarisë, të mirat dhe rreziqet që ofron ky profesion. Pra ata ishin shtylla ime dhe u jam mirënjohëse përjetësisht” shtoi Zeneli./rajonipress/