Mobi Casa

Rrogat rriten 55 euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse realizohet premtimi për rrije të pagave për 20% në të gjithë sektorët publikë, më së shumti do të përfitojnë mjekët.

Në bazë të përllogaritjeve, del se mantelbardhëve do t’u rritet rroga për 100 euro. Pas tyre vijnë mësimdhënësit e arsimit të mesëm parauniversitar dhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq, më së paku do të ketë rritje për punonjësit e administratës. E analizat e bëra nga institutet vendëse që merren me çështje ekonomike del se Qeveria e Kosovës nuk ka para në dispozicion për ta realizuar premtimin.

RCCOLA

45 milionë eurot e parapara në kontingjentin për paga nuk mjaftojnë për rritje të njëjtë në të gjithë sektorët.

Megjithatë, sado që të jetë ajo, njohësit e ekonomisë por edhe vetë përfituesit shprehen skeptikë se do të ketë efekt pozitiv rritja e premtuar. Inflacioni në rritje dhe kushtet e punës, sipas tyre, nuk premtojnë përmirësim të gjendjes së punëtorisë kosovare në këtë situatë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave në gjashtë vitet e fundit buka, sheqeri, vezët, vaji, mishi, qumështi dhe rryma janë shtrenjtuar për 41%…(Tribuna).