UBT

Rritje pagash, Pse?!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Përparim Sadiku – Përveç pagave të ulëta (paga sociale) qytetarët në shtetin e Kosovës ende po përballën me shumë probleme institucionale-jetësore, pra korrupsion dhe krim të organizuar, mungesë të sigurisë publike, mos funksionim të ligjeve, shërbime administrative burokratike, arsimim dhe edukim jo cilësor, mungesë shërbimi mjekësor dhe të korruptuar, infrastrukturë jetësore jo të mirë (mungesë rruge, mosfunksionim të ujësjellësve e kanalizimeve) e shumë e shumë probleme tjera jetësore.

Kryeministër i aktivizove hajnat ambulant!…

Deklarimi për rritje të pagave ka bë buj nëpër Kosovë, madje edhe më gjerë. Qytetarët e Kosovës, përkatësisht punonjësit e shtetit me entuziazëm po e presin përqindjen e rritjes, dashtë Zoti të mos presin kotë Kryeministër…, apo siç thuhet një fjalë e popullit “prit n’at t’ejte e prit n’këtë t’ejte”.

Kjo rritje më shumë i ka gëzuar bizneset që tashmë kanë shtrenjtuar “shportën e qytetarit”, madje ende pa u rritur pagat. Duke parë rritjen e artikujve ushqimor në 25% nuk ka dyshim se edhe rritja e pagave do të jetë e nivelit të tillë!…Mirë që rriten pagat, por më mirë do ishte të mos shtrenjtohet “shporta e qytetarit”!, pra monopoli biznes si duket i ka koordinuar mirë punët me pushtetin!…, Kryeministër i aktivizove hajnat ambulant!…

Nga kjo rritje e pagave do të pësoj më së rëndi qytetari i papunë, të cilit do i rëndohet jeta edhe ashtu e rënduar në skajshmëri. Pra, kur shohim se në raport me rritjen e pagave po shtrenjtohet edhe jeta e përditshme e qytetarit, madje të shtresa e papunëve po thellohet edhe më shumë varfëria e skajshme, statistikat dalin se rritja e pagave nuk po shkon në interesin e qytetarit kosovar, përkundrazi po shkon ka regresi…

Hidromorava

Paga të votave…

Kryeministër pse nuk po e futë në zbatim Ligjin e Pagave për shërbyesit civil para zgjedhjeve, apo ndoshta ka rrezik të i humbasësh votat, ngase pjesa dërmuese e militantëve tuaj janë me shkolla të mesme… Është shumë e padrejtë Kryeministër që një shërbyes civil me shkollë të mesme të marr pagën mujore më të madhe se sa një shërbyes civil me fakultet, ku po mbetet motivimi profesional Kryeministër?!… (pa dashur ti fyej punonjësit).

Kjo rritje e pagave më shumë duket si fushat elektorale sesa që në realitet po rritën pagat, kur kem parasysh që zgjedhje parlamentare do të kemi shumë shpejtë kjo s’ka dyshim se këto janë paga të votave. Rritja e pagave “25%” nuk e stabilizon jetën e qytetarit, madje nuk i baraspeshon të ardhurat mujore me harxhimet minimale mujore. Kjo rritje e pagave është “lojë me barkun e zbrazur”, pra populli i mjerë e i varfër edhe për një pikë shiu do i përkulet pushtetit, madje edhe i thotë faleminderit!… Rritja e pagave nuk duhet të jetë lëmosh për qytetarin e Kosovës, përkatësisht për punonjësit shtetërorë.

Rritja e pagave duhet të jetë njëtrajtshëm me pagat e qytetarëve të shteteve fqinjë së paku, e jo rritje për qejf lideri, apo siç po rritet tek ne në kohë elektorale, edhe kjo është vjedhje votash Kryeministër, kështu nuk synohet Evropa!…