ARKATANA

“Rritja e çmimit të rrymës nuk është fatkeqësi, i ka dy adresa: Qeveria dhe KEDS”

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi rryma pritet të rritet në muajin prill, e që sipas tij, çmimi i energjisë shkakton efekt zinxhiror tek shumica e artikujve të konsumit ditor.

Molliqaj përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook tha se KEDS merr prej Kosovës, pavarësisht nëse Kosova s’ka, ndërsa thekson se askush nuk e di se sa fiton KEDS.

Ai shton se KEDS nuk i bën publike fitime, pavarësisht detyrimit ligjor.

Për rritjen e çmimit të energjisë, Molliqaj ka fajësuar KEDS dhe Qevrinë.“Kjo rritje nuk është fatkeqësi, i ka dy adresa: Qeveria dhe KEDS. KEDS duhet ta publikojë fitimin menjëherë. Qeveria të na tregojë pse po hesht, pse nuk po vepron karshi oligarkëve?”, shkroi Molliqaj.

Postimi i plotë i Mollqajt:

Mobi Casa

Energjia elektrike është kusht themelor jete. Duke qenë kështu, një qeveri që mendon për njerëzit këtë duhet ta trajtojë si të drejtë, dhe jo si mall. Kjo është e mundur kur planifikon dhe investon për ta rritur prodhimin. Kjo është e mundur edhe kur mendon për njerëzit, më parë sesa për fitimet e kompanisë private.

Paralajmërimet vijnë, KEDS po kërkon rritje të çmimit të energjisë, edhe ZRrE duket e gatshme t’i përgjigjet. Prej vitit 2021, energja është shtrenjtuar 2 herë. Ndonëse jo në të njëjtën masë, secila shtresë shoqërore, por edhe secili biznes e ka vuajtur çmimin e energjisë. Dikush i ka më të pakta produktet e shportës së ushqimit, dikush më të rrallë argëtimin, dikujt i është rritur kostoja e prodhimit. Ekziston veç një përjashtim: e pa ndikuar, si një ishull, si një zonë eksterritoriale, ka mbetur kompania KEDS. KEDS merr prej Kosovës pavarësisht nëse Kosova s’ka. Njëherë merr prej qytetarëve; kur atyre iu shtrëngohet rripi, fitimin ia kompenson Qeveria nga buxheti. Për informatën tuaj, KEDS nuk i bën publike fitimet, pavarësisht detyrimit ligjor. Askush nuk e din sa fiton KEDS-i. Kjo është pikë neuralgjike; siç duket, këtu duhet të përqendrohemi. I kemi në një vend dy probleme kyqe: KEDS e shkel ligjin kur nuk i tregon fitimet; fshehja na dërgon te arsyeja e fshehjes. Po flasim për shifrat milionëshe që nuk cënohen as kur të gjithë varfërohen.

Tashmë dihet se çmimi i energjisë shkakton efekt zinxhiror tek shumica e artikujve të konsumit ditor. Kjo, pjesërisht, vjen sepse energjia merr pjesë në kostot e prodhimit të tyre. Por edhe sepse ky ndikim është shndërruar në cliche popullore, dhe lajmi për rritjen e çmimit të energjisë bëhet mundësi spekulimi e lloj-lloj abuzimi tjetër.

Tabela/grafiku i mëposhtëm tregon për ndërlidhjen që ka pasur më herët rritja e çmimit të energjisë tek artikujt e shportës ditore. Nëse ndërlidhja do të jetë përafërisht e njëjtë me rritjet e viteve të fundit, secili prej artikujve ushqimor do të rritet.

Kjo rritje nuk është fatkeqësi, i ka dy adresa: Qeveria dhe KEDS. KEDS duhet ta publikojë fitimin menjëherë. Qeveria të na tregojë pse po hesht, pse nuk po vepron karshi oligarkëve?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.